Murati: Berisha e Basha kanë qëndrime të kundërta! Alibeaj: Ndryshon tonaliteti, mjeti është i njëjtë

Murati: Berisha e Basha kanë qëndrime të kundërta! Alibeaj: Ndryshon tonaliteti, mjeti është i njëjtë

1581711370_murati.jpg

Gazetari Erl Murati tha se në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve ka qëndrime të kundërta brenda Partisë Demokratike, ku dy nga figurat kryesore me peshë në parti janë të kundërt në deklaratat dhe gjuhën e tyre. Murati shprehet në emisionin 'Pa protokoll' se Berisha nga njëra anë kërkon revolucion dhe se nuk ka zgjedhje të lira me Ramën, nga ana tjetër del Basha me një gjuhë më të rafinuar dhe shprehet se nuk ka zgjedhje pa Reformë Zgjedhore që siguron votën e lirë.

'Kemi qëndrime të kundërta brenda opozitës. Nga një anë kemi Berishën ku shprehet se duhet revolucion dhe se me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje, nga ana tjetër kemi Bashën që thotë se një gjuhë më të rafinuar se zgjedhjet e lira vijnë me reformën zgjedhore. Nëse e sheh me syrin dashamirës kjo quhet demokraci brenda partisë ku jepen mendime dhe qëndrime të ndryshme, ose mund ta shohim me një qëndrim realisht ky dy figura me peshë dhe përkrahësit e tyre e shohin hyrjen në zgjedhje në dy mënyra të ndryshme', tha Murati.

Kjo u hodh poshtë nga ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili tha se 'nuk ka qëndrime të kundërta për politikat kryesore të partisë dhe se si Basha dhe Berisha shprehen se nuk ka zgjedhje të lira me Ramën.'

Alibeaj tha se 'mjeti është i njëjtë për të dy, arritja e votës së lirë, por tonaliteti i përdorur është i ndryshëm. Ne kërkojmë të armatosim qytetarët me votën e lirë'. Për Alibeajn, Berisha është njohësi më i mirë i demokratëve që di momentin dhe kohën e duhur për të dhënë sinjalet për elektoratin blu.


Lajmi kryesor:

'Ndërkombëtarët kthyen sytë nga realiteti' Alibeaj: Nuk duam bashkëqeverisje, po garantim të votës së lirë


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës