POGRADEC-Disa orë pas vdekjes së specialistitOSHEE-së paraditen e sotme, është arrestuar nga policia inxhinieri mbikqyrës i kompanisë që kryente punime në kabinën elektrike, në të cilën si pasojë e rrëzimit të murit humbi jetën Paulin Mexhaj, 40 vjeç banues në Tiranë.

Sipas policisë, inxhinieri E.Ç. 37 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar me akuzën e "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë".

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se inxhinieri pranë një kompanie nënkontraktore e cila po kryente punimet në kabinën elektrike, nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik pasi gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Nr.5 në Pogradec.