'Muri i Verdhë', tifozët e Borussia Dortmund dhurojnë spektakël në Champions League (VIDEO)

'Muri i Verdhë', tifozët e Borussia Dortmund dhurojnë spektakël në Champions League (VIDEO)

'Muri i Verdhë' i Dortmund

Borussia Dortmund fitoi dje 1-0 kundër PSG-së në shtëpi, ndeshje kjo që vlente gjysmëfinalen e tyre të parë në Champions League, me duelin e kthimit që zhvillohet të martën në Paris dhe do vendoset finalisti i parë i këtij sezoni në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Përtej spektaklit në fushë, ai i tribunave kishte nisur më herët. 'Lumi verdhezi' i tifozëve të Dortmund vërshoi për në "Iduna Park", me vendasit që dhuruan spektakël. "Muri i Verdhë" përherë ka surprizuar, teksa dje atmosfera në stadium ishte fantastike.

Të dyja tribunat pas porte ishin me ngjyrë të verdhë, teksa tifozët nuk u ndalën për 90 minuta. Me 81.365 vende, në impiant ishin vetëm 3 mijë tifozë të PSG-së dhe pjesa tjetër kontribuoi në suksesin e vendasve.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll