Reali Madridit fitoi ndaj Millonarios me rezultatin 8-0 në një ndeshje të vlefshme për Trofeun “Santiago Bernabeu”. Kaka ishte heroi i mbrëmjes, pasi shënoi një tregolësh duke vënë kandidaturën për një vend në formacionin e parë.
Tre golat e fantazistit kanë qenë një sinjal mjaft i fortë edhe për trajnerin Hose Murinjo që tashmë duhet të zgjedhë midis Kaka-së, Ozil-it dhe Modric-it që sapo ka zbarkuar në Madrid. Mesfusha është e mbushur me super yje dhe portugezi nuk do ta ketë të lehtë të zgjedhë më të mirin në formacionin e parë. Përsa i përket paraqitjes së Kaka-së, Murinjo u shpreh se " Braziliani zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë duke shënuar tre gola.
Sigurisht që paraqitjen e mirë do ta vlerësoj, për t'i hedhur në fushë në ndeshjet e La Ligas futbollistë që janë në formë. Kaka do të ketë vëmendjen maksimale, e rëndësishme është që ai po rivalizon me pjesën tjetër" pohon tekniku. Në merkaton e dimrit, Kaka është përfolur se do të largohet në drejtim të Gallatasarayt, pra largimi nga Spanja është i sigurtë sipas burimeve nga klubi mbretëror.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com