Muriqan/ Tentuan të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike! Në pranga 3 persona nga Kosova

Muriqan/ Tentuan të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike! Në pranga 3 persona nga Kosova

Muriqan

3 persona nga Kosova janë vënë në pranga në Muriqan, pasi tentuan që të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike.

Njoftimi i plotë:

PKK Muriqan/ Tentuan të dilnin nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihen në pranga 3 shtetas kosovarë.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike cannabis sativa, automjeti me të cilin lëviznin të arrestuarit dhe 3 celularët e tyre.

Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin K. H. dhe me pasagjerë shtetasit L. Sh. dhe F. S..

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve kosovarë L. Sh., 20 vjeç,  K. H., 20 vjeç dhe F. S., 20 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Mafiozët e mbetjeve toksike! Dritëhijet e një bashkëpunimi pozitë-opozitë, në skenë Breçani e Mulleti i Shkëlzenit! Të gjithë në këmbët e turqve të 'Kurum'

Mafiozët e mbetjeve toksike! Dritëhijet e një bashkëpunimi pozitë-opozitë, në skenë Breçani e Mulleti i Shkëlzenit! Të gjithë në këmbët e turqve të 'Kurum'