Vedat Muriqi, sulmuesi 26-vjeçar i Kosovës, është futbollisti më i ri i Lazio-s. Sipas mediave turke dhe atyre italiane më në fund ka tym të bardhë mes klubit italian dhe Fenerbahche-s, në bazë të 17 mln eurove plus 1.5 në foëmë bonusesh.
Impakt dhe dëshirë të madhe për këtë transferim ka patur Igli Tare, i cili me lojtarin ka firmosur kontratë 5-vjeçare me 2 mln euro pagë neto në sezon, pa përfshirë bonuset.
Fenerbahche ka mbajtur edhe 5% të kartonit në rast se Muriqi shihet në të ardhmen. Të hënën ai do të jetë në Romë për vizitat mjekësore dhe më pas firmën në kontratë.

Komento
Komente

