Murrizi drejtuar PD-PS-LSI: Jeni vëllezër por opozita në Parlament ju hyri në mes! Ju prishëm pazaret

Deputeti Myslym Murrizi ka shpërthyer në akuza nga foltorja e Parlamentit. Ai thotë se palët polititke janë të gjithë me njëri-tjetrin por janë ndarë në disa grupe. Murrizi u drejtohet PS-PD-LSI se janë vëllezër por opozita parlamentare hyrinë mes e u prishi pazaret.

"Ky është realiteti  që së bashku ka gatuar një administratë zgjedhore. PD bridhte me dosje në dorë nga Strasburgu në Gjenevë dhe nga Gjeneva në Vienë për të denoncuar 10 mandatet e vjedhura në zonën e Dushkut. Mandatet e vjedhura me arbitraritetin e ish-kryetarit të KQZ që sot është i zgjedhur dhe i privilegjuar nga të dyja palët. Nuk jeni palë por jeni të njëjtët që jeni ndarë në dy kampe. Shqiptarët mbajnë mend demokratët më shumë bishtat e hunjve me ca tabela ku para KQZ-së lëvronin si lopatat e stalinistëve kur shkonin në hekurudhë me surratin e Celibashit edhe të Subashit. Sot e harruan dhe e ndërruan kokë më kokë me ish zëvendëskryeministrin e PD-së dhe ministrin e drejtësisë. Fakti që jeni dakordësuar që në organet që do të hetojnë zgjedhjet do të presin ankesat e do hartojnë draftet, ju kryeministër që mbyllni hundën keni votuar dy ish-drejtorë të përgjithshëm të pronave që shqiptarët i kanë sorrollatur tregon më së miri që jeni në sinkron të plotë me vëllezërit tuaj. As ju dhe as ata nuk janë të kënaqur plotësisht sepse hymë ne në mes dhe jua prishëm këtë dashuri që keni me njëri-tjetrin. A e fituam ne atë që kërkuam, jo. Prandaj nuk e votova në tërësi kodin zgjedhor, besoj dhe një grup deputetësh opozitarë që nuk kanë votuar në sinkron. Ajo Kushtetutë ka çarë murin mes dy komunistëve. Nuk janë partitë e vogla problemi i këtij vendi. Një parti e keni rritur me zor. I nderuar zoti Balla e kemi kërkuar votën e emigrantëve por më shumë se sa ne është një premtim juaji i pambajtur. Jeni ju ata që i keni degdisur 2 milionë shqiptarë jashtë atdheut. E keni merak t’ja bëni qejfin Lulit e Metës se Meta ka filluar thotë së Presidencë, fillo fol çfarë pune do se unë do jem në qeveri bashkë me Lulin e Ramën. Ndajeni a do ta bëni dyshe apo treshe, kuptohet qeverinë. Shqiptarët presin qeveri jo nga militantët tuaj, meqë i qëndruat besnik kërkesës së Monëns e Lulit. Por një gjë po ju them, si grur mbi shpinë ka për t’ju qëndruar nëse nuk bëni numërim elektronik. Thirreni këtë të parin e KQZ-së që votuat dhe ngrini infrastrukturën”,- tha Murrizi.


Lajmi kryesor:

Kodi Zgjedhor në Kuvend! Hajdari bllokon foltoren, Ruçi: Hera e parë që ndodh nga një zonjë e nderuar! Rama: Po jep shembullin më të keq


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'