Kodi Zgjedhor në Kuvend! Hajdari bllokon foltoren, Ruçi: Hera e parë që ndodh nga një zonjë e nderuar! Rama: Po jep shembullin më të keq

Kodi Zgjedhor në Kuvend! Hajdari bllokon foltoren, Ruçi: Hera e parë që ndodh nga një zonjë e nderuar! Rama: Po jep shembullin më të keq

Gramoz Ruçi dhe Rudina Hajdari sot në parlament

Debatet e ashpra, akuzat dhe bllokimi i foltores shoqëruan seancën e sotme të Kuvendit që në fund prodhoi miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro dhe ngritjen e KQZ-së së re. Akuzat e forta erdhën nga opozita parlamentare, ku deputetja Rudina Hajdari e bllokoi për 15 minuta, duke detyruar edhe kryeministrin Rama të fliste nga vendi. Për bllokimin e foltores edhe kryeparlamentari Ruçi edhe Rama e cilësuan si një shembull jo të mirë që ndodhet për herë të parë nga një zonjë.

E acaruar dhe duke bërtitur, Hajdari ka kërkuar mbylljen e seancës duke e cilësuar të tërën si një aktrim të turpshëm ku bëhen pazare, akuza që u hodhën edhe gjatë fjalës së deputetëve të tjerë të opozitës parlamentare, Halit Valterit, Myslim Murrizit dhe Ralf Gjonit.

Reagimi po i ashpër ka ardhur edhe nga mazhoranca ku Damian Gjiknuri tha se zgjedhësit kanë mundësi të ndryshojë renditjen në listë dhe se kandidatë varen nga votat e tyre, ndërsa ministrja Spiropali iu drejtuar me ironi Hajdarit se sa më shumë të bërtasë aq më pak do ketë impakt tek njerëzit.

Ndërsa deputeti Lefter Maliqi u shpreh se PS-ja nuk do mund të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit, dhe nëse kjo  ndodhte do të largohet përfundimisht nga politika.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Murrizi drejtuar PD-PS-LSI: Jeni vëllezër por opozita në Parlament ju hyri në mes! Ju prishëm pazaret

Deputeti Myslym Murrizi ka shpërthyer në akuza nga foltorja e Parlamentit. Ai thotë se palët polititke janë të gjithë me njëri-tjetrin por janë ndarë në disa grupe. Murrizi u drejtohet PS-PD-LSI se janë vëllezër por opozita parlamentare hyrinë mes e u prishi pazaret.

"Ky është realiteti  që së bashku ka gatuar një administratë zgjedhore. PD bridhte me dosje në dorë nga Strasburgu në Gjenevë dhe nga Gjeneva në Vienë për të denoncuar 10 mandatet e vjedhura në zonën e Dushkut. Mandatet e vjedhura me arbitraritetin e ish-kryetarit të KQZ që sot është i zgjedhur dhe i privilegjuar nga të dyja palët. Nuk jeni palë por jeni të njëjtët që jeni ndarë në dy kampe. Shqiptarët mbajnë mend demokratët më shumë bishtat e hunjve me ca tabela ku para KQZ-së lëvronin si lopatat e stalinistëve kur shkonin në hekurudhë me surratin e Celibashit edhe të Subashit. Sot e harruan dhe e ndërruan kokë më kokë me ish zëvendëskryeministrin e PD-së dhe ministrin e drejtësisë. Fakti që jeni dakordësuar që në organet që do të hetojnë zgjedhjet do të presin ankesat e do hartojnë draftet, ju kryeministër që mbyllni hundën keni votuar dy ish-drejtorë të përgjithshëm të pronave që shqiptarët i kanë sorrollatur tregon më së miri që jeni në sinkron të plotë me vëllezërit tuaj. As ju dhe as ata nuk janë të kënaqur plotësisht sepse hymë ne në mes dhe jua prishëm këtë dashuri që keni me njëri-tjetrin. A e fituam ne atë që kërkuam, jo. Prandaj nuk e votova në tërësi kodin zgjedhor, besoj dhe një grup deputetësh opozitarë që nuk kanë votuar në sinkron. Ajo Kushtetutë ka çarë murin mes dy komunistëve. Nuk janë partitë e vogla problemi i këtij vendi. Një parti e keni rritur me zor. I nderuar zoti Balla e kemi kërkuar votën e emigrantëve por më shumë se sa ne është një premtim juaji i pambajtur. Jeni ju ata që i keni degdisur 2 milionë shqiptarë jashtë atdheut. E keni merak t’ja bëni qejfin Lulit e Metës se Meta ka filluar thotë së Presidencë, fillo fol çfarë pune do se unë do jem në qeveri bashkë me Lulin e Ramën. Ndajeni a do ta bëni dyshe apo treshe, kuptohet qeverinë. Shqiptarët presin qeveri jo nga militantët tuaj, meqë i qëndruat besnik kërkesës së Monëns e Lulit. Por një gjë po ju them, si grur mbi shpinë ka për t’ju qëndruar nëse nuk bëni numërim elektronik. Thirreni këtë të parin e KQZ-së që votuat dhe ngrini infrastrukturën”,- tha Murrizi.

Ora 14:29
Balla: Meta ka lënë mantelin e Presidentit dhe është hedhur në llucën e ish-partisë së tij

Duke folur nga Kuvendi, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka risjellë në vëmendje nevojën për të miratuar një ligj për presidentin. Ai tha se Meta e ka lënë mantelin e Presidentit dhe është hedhur në llucën e ish-partisë së tij.

"Ne do ta mundësojmë që bashkë me ju t'i japim Shqipërisë një ligj për Presidentit të Republikës. Ne na duhet një ligj që të rregullojmë marrëdhëniet mes Presidentit dhe Kuvendit. Ilir Meta është një person që nuk mund të jetë kurrësesi Presidenti i shqiptarëve. Ka lënë mantelin e Presidentit në garderobë dhe është hedhur në llucën e ish-partisë së tij. Ka plotë prova publike për çfarë pazaresh mundohet të bëjë Meta në zyrën e Presidentit. Me Ilir Metën do të lahemi më 25 prill. Uroj që thashethemet që Meta shpërndan me sms për të lërë zyrën. Në krye të shtetit shqiptar duhet një president që të bëjë detyrën. Duhet të mbyllim ligjin për Presidentin" - tha Balla.

Ora 13:00
Valteri: Kodi i sotëm pazar i pisët mes PS dhe PD, ata mbijetojnë me njëri-tjetrin (VIDEO)

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri tha se ky kod zgjedhor po kalon sot vetëm për shkak të pazarit të pisët të bërë mes PS dhe PD dhe se suksesi i tij është i matshëm me suksesin e Lulizim Bashës si politikan.

"Sot parlamenti do të miratojë pa kompromis sistemin zgjedhor dhe e kalon atë në mënyrë të ngjashme, hera e parë gjatë gjithë pluralizmit. Kjo do të ishte absurde në një vend normal që ka minimumin e demokraci, ku PD del mos i miratoni por edhe po e bëtë ne fitojmë gjithsesi. Askund në botë nuk ka një opozitë të tillë. Ky është një pazar. Minimalisht PD do kërcënonin me bojkot të zgjedhjeve, e bëri kur kishte një kod me konsensus e sot po hyn me një kod të PS. Halli i Bashës se si të gjejë një mënyrë që të jenë në krye të PD edhe pas humbje të zgjedhjeve, po krijon një alibi për të mos njohur rezultatin. PD dhe PS po e kthejnë 25 prillin si të ishte një provim i maturës. Jepuni të drejtën shqiptarëve të flasin për votë. 30 vjet i keni detyruar të votojnë lloj lloj manikini, duke i detyruar të largohen nga vendi. Ramë është bërë si Enveri ka pushtete që nga 1998 dhe nuk ka ndermen t'i zbresë kalit. Tjetri thotë jam politikan i ri që ka që në 2005 në pushtet. Këta vazhdojnë të mbijetojën me njëri-tjetrin. Ne do t'i prishim pazarin. Ju i keni votat, i dini mirë si i keni, ca i keni marrë me klering, por ku kod që do kaloni është i suksesshëm aq sa është edhe Luli", tha Valteri.

Ora 12:47
Hajdari bllokon foltoren/ Rama: Sjellje që s'ka lidhje me atë që u mëson fëmijëve, po jep shembullin më të keq të edukatës (VIDEO)

Duke folur nga vendi, kryeministri Edi Rama ka komentuar gjestin e deputetes së opozitës së re, Rudina Hajdari e cila prej dosa minutash vijon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit.

"Disa kërkojnë hapje dhe nga ana tjetër duan të mbyllin gojën e të tjerëve. Nuk është hera e parë dhe as e fundit që pakica kërkon t'i imponohet shumicës me forma dhe me një gjuhë që nuk ka asnjë lidhje me çka secili dhe secila në këtë sallë iu mëson fëmijëve të vetë. Asnjë lidhje dhe fatkeqësia 30 vjeçare e këtij parlamenti është atyre që e ndjekin dhe të rinjve për të cilët flitet shumë dhe në ajër jo pak, shembullin më të keq të edukatës", tha Rama.  

Ora 12:35
Nis pas 15 minutash seanca, Hajdari nuk lëshon foltoren! Deputetët flasin nga vendi, mbërrin Rama ulet pranë Bashkim Finos

1601894201_ramaruci.jpg

Nis pas 15 minutash seanca plenare. Megjithatë, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari nuk ka lëvizur nga foltorja. Në seancë  ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama. Megjithatë ai nuk është ulur në vendin e tij, por pranë deputetit Bashkim Fino. 

 

Ora 12:31
Deputeti i opozitës së re shpreh votën pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Çon jetën e shqiptarëve përpara (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re, Selami Jenisher ka deklaruar hapur votën e tij pro draftit të PS-së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

"Për herë të parë do të votojnë me lista të hapura dhe do të ketë të drejtë të zgjedhin ato deputetë që meritojnë karrigen e deputetit për ta çuar jetën e shqiptarëve përpara dhe për t'u dalë zot atyre. Ne grupi parlamentar Drejtësi dhe Demokraci jemi angazhuar gjatë kësaj kohe që ky projektligj të jetë më i miri i mundshëm, është më se e vërtetë që me këtë projektligj me këtë kod zgjedhor, shqiptarët do të vendosin vetë në mënyrë demokratike më mirë se çdo herë tjetër. Unë dhe disa që thonë të votohet kundër, detyra jonë është që ato projektligje që e cojnë jetën e shqiptarëve përpara, t'i votojmë. Nëse nuk i votojmë sot, pasojat bien mbi shqiptarët. Kjo është detyra jonë. Kur ne e votojmë këtë projektligj populli shqiptar mund të votojë kë ka besim ai që i del zot jetës së tij. unë do të vejë listën time të hapur dhe do i kërkoj populli shqiptar të më propozojnë emrat e tyre deputetëve që mendojnë ata se u con jetën përpara, edhe pse 1/3 është e mbyllur, do çojmë në parlament ato që kanë marrë më shumë vota. Partia jonë e ka në dorë me cu ato njerëz që meritojnë respektin dhe besimin e popullit", tha Jenisher nga foltorja e Kuvendit.

Ora 12:09
Spiropali-Hajdarit: U përmendën firmat piramidale por ato i ka bërë 'baca' i partisë tuaj, Berisha! Basha nuk merr vota po të kandidojë i vetëm

Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur deputetes Rudina Hajdari për firmat piramidale duke thënë se i ka bërë 'baca' i partisë të saj, Sali Berisha. Gjithashtu ajo tha se kryedemokrati Basha nuk fiton kurrë nëse kandidon si deputet i pavarur.

"U përmendën firmat piramidale këtu dhe u tha që kjo sallë i ka shkaktuar. Jo moj zonjë kjo sallë nuk flet dhe nuk merr vendime të tilla. I ka bërë baca i partisë tuaj Sali Berisha. Ule zërin. Ka emër personi që ka shkaktuar trauma të tilla të hershme dhe të kohëve tona. Vendimi i daljes nga Kuvendi është si rrjedhim i aksioneve politike të opozitës që nuk ka se çfarë i jep më këtij vendi dhe as lider. Meqë përmendët listat e hapura, a është njësoj Lulzim Basha si kryetar i PD-së dhe si kandidat i pavarur? A i merr Basha të njëjtat vota si kandidat brenda PD-së? Nuk ka shance, ndaj kështu ndodh dhe me të tjerët. Me këto ndryshime që po bëjmë në kod kemi respektuar atë vendimin për votimin e ndryshimeve kushtetuese duke i sjellë në kodin zgjedhor në një sistem duke i bërë bashkë edhe vullnetin e partive politike dhe të qytetarëve. Listat do të ketë një renditje paraprake nga partia dhe më pas do jetë e hapur për votim preferencial 100 përqind dhe ju ftoj të dilni aty t'i bini foltoreve përpara qytetarëve" - tha Spiropali

 

Ora 12:08
Ruçi- Hajdarit: Hera e parë që një zonjë e nderuar bllokon foltoren! Thirri koshiencës! Ndërpret seancën për 15 minuta (VIDEO)

Rudina Hajdari bëhet deputetja e parë që bllokon foltoren e Kuvendit.  Një gjë e tillë është evidentuar edhe nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ndërpreu seancën për 15 minuta.

"Hera e parë që një zonjë e nderuar bllokon foltoren, do jua jap fjalën, pavarësisht se jeni në shkelje të plotë të rregullores së vendit, do iu kërkoja që t'i bëni apel armimit tuaj, kauzën tua që të zbatoni rregullat", tha Ruçi.

Ora 12:07
Spiropali Hajdarit: Sa më fort të bërtasësh aq më pak dëgjohesh! Duhet të votojmë sot e t'i japim fund tryezave këshillave politikë (VIDEO)

Ministrja Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit i tha deputetes Hajdari që sa më shumë të bërtasësh aq më pak do ketë impakt tek njerëzit. Gjithashtu ajo foli për opozitën e bashkuar për të cilën u shpreh se nuk do të lejohet më të marrë pjesë në mekanizma si këshille politike nëse vendosin sërish bojkote.

"Sa më fortë të bërtasësh aq më pak dëgjohesh. Sa më shumë të godasësh foltoren aq më pak godet me fjalë dhe argumente. Po diskutojmë sikur jemi në një proces demokratik. Të tillë sjellje ta kishim lënë pas me ata që e lanë këtë Kuvend. Në këto katër vite që në krye kur u ngrit komisioni për reformën zgjedhore jemi përballur me këtë sjellje fëmijënore për opozitën jashtëparlamentare aspak etike dhe penguese. Nuk ka lidhje me procesin që duhet të ishte i shkurtër. Ne këtu po përjetojmë dhe pasojat e atij vendimi ekstrem që mori opozita për të dalë nga ky Kuvend. Fajin duan të na e lënë ne. Çfarë faji kemi që një opozitë vendos të braktisë institucionet dhe më pas t'i marrë peng ato përmes mekanizmave të tjerë ekstra ligjiorë. Mendoj se në përmbyllje të këtij procesi që do e votojmë duhet t'i japim fund njëherë e mirë krijimit të tryezave apo komisioneve apo këshillave që mundohen të mbajnë në këmëbë partitë në kurriz të qytetarëve. Kjo duhet të jetë e fundit herë që ne komunikojmë me mekanizma të tilla. E kanë bërë shprehi ata. Sa herë që duan të përfitojnë diçka nga sistemi shantazhojnë me protesta dhe dhunë e bomba molotov" - tha Spiropali.

Ora 11:58
Hajdari ngre zërin në Kuvend, bllokon foltoren: Reflektoni, ndalojeni këtë seancë të shëmtuar! Këtu bëhen vetëm pazare (VIDEO)

Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar që kjo seancë të mbyllet, pasi sipas saj është një aktrim i turpshëm. Për Hajdari, Kuvendi, në vend që të mbrojë shqiptarët është shndërruar në vendin ku bëhen pazare. E njëjta gjë, sipas saj po bëhet edhe me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në fjalinë e saj me tone të ashpra, Hajdari ka bërë thirrje për reflektim që të hapen listat.

"Ju garantoj që këtë muaj shtator nuk kam reshtur duke iu takuar dhe duke marrë mendimet tuaja, dhe unë sot flas për ata shqiptarë që janë treguar shumë të të mençur se ata që kam takuar në këtë sallë. Ata e dinë shumë mirë që në këtë sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare, e dinë që kur kjo seancë përfundon, shumica ulen dhe bëjnë pazare dhe e shesin veten si patriot. Ka qenë kjo sallë plenare ku në 1992 i premtuar shqiptarëve që do të dënoni krimet e komunizmit, i mashtruat se nuk i bëtë, po unë jam me ata që janë të zhgënjyer se ju nuk e bëtë këtë, ka qenë kjo sallë ku ju u thatë shqiptarëve futini lekët në firma piramidale dhe e çuat vendit në tmerret më të mëdha që kanë kaluar, jam me ata që janë të zhgënjyer se ju i mashtruat ka qenë kjo sallë në 1998 se do ua ktheni lekët që do ua ktheni lekët e humbura në firmat piramidale,. Ka qenë kjo sallë prej 30 vitesh që u ka thënë shqiptarëve që në 2001 që do futeni në BE, sot është 2020 dhe ja ku jemi sot. Sot shqiptarët po ikin me kamion në Angli dhe Hollandë. Ka qenë kjo sallë se nuk do impononi plehra dhe në fund miratoni ligjin, dhe sot po tentoni t'i urdhëroni votën parapëlqyese, por në fund do e vendos unë. Mos u hiqni si patriot sikur e doni këtë vend, ju bëj thirrje reflektoni, ndaleni këtë seancë të turpshme që iu bëni qytetarëve, se jemi këtu për ata dhe jo për t'iu një grup njerëzish. Hapni listat se Kodi Zgjedhor ndryshohet një herë jo sa herë keni qejf ju, jepini mundësinë shqiptarëve të votojnë atë që duan, të ikin në kosh plehra. reflektoni deputetë, ndaloni këtë seancë dhe mos u bëni pjesë e këtij aktrimi të shëmtuar, çfarë do bëj, nuk e lë foltoren", tha Hajdari.

Ora 11:39
Gjiknuri: Arritje historike! Zgjedhësit kanë në dorë të ndryshojnë renditjen e partisë për kandidatët (VIDEO)

 Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se sot përmbyllet një proces i rëndësishëm që ka të bëjë me Reformën Zgjedhore dhe Kodin zgjedhor, Ai ju përgjigja akuzave të dy opozitave, asaj në kuvend dhe asaj jashtë saj, duke thënë se lista hapen 100 % dhe se zgjedhësi ka mundësinë të ndryshojë edhe atë liste preferenciale nga partia për të cilën u tha se ishte e mbyllur . Në lidhje me pragun 1 %, Gjiknuri tha se kjo i jep mundësi partive që janë reale dhe jo atyre cironkave që duna të mbijetojnë nga partitë e mëdha. Ai shton se kandidatin tashmë nuk e mbron më renditja, por vota, dhe për këtë vendos elektorati.

"Ky është akti final që bën të mundur jetësimin e dispozitave kushtetuese. Arritëm një objektiv të madh historik, falë edhe presionit të faktorëve parlamentarë, për hapjen e listave. Që përveç partisë të votojë dhe kandidatin. Është arritje e madhe, revolucion i madh i ndikuar nga ndryshimet kushtetuese. Hapja sjell dhe rreshtimin e subjekteve zgjedhore, e kam fjalën për koalicionet. Hapëm listat, por mbyllëm koalicionet me mënyrën e vjetër. E keni dëgjuar, dhe dua të përgjigjem për disa pretendime. Pse çështja e koalicionit nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Opozita nxjerr modele që nuk ekzistojnë. I sfiduam për një model. Me muaj të tërë pritëm, pa dashje dje dolën me një model për të larë duart, për të thënë që bëmë përpjekjen, por model të tillë s’ka. Partitë apo koalicionet shkojnë me listë të përbashkët, e kompozojnë siç duan vetë. Nëse është barazi gare, atëherë partitë garojnë baras. Çdo gjë tjetër është taktikë elektorale, dhe për të vijuar vullnetin e zgjedhësve. Së dyti, a është në përputhje, hapja në përputhje me Kushtetutën. Kushtetuta thotë, zgjedhësi voton për partinë dhe individin në listë. Janë partitë institucione të rëndësishme demokratike. Demokracia nuk njeh formë tjetër veç partive. Ndryshe do shkonim në kaos. Partitë janë ato që garojnë me listë. Elektorati tashmë ka mundësi të ndryshojë renditjen.

Kushtetuta thotë se jo më pak se 2/3 i nënshtrohen, ne tejkaluam 100%. Pra elektorati mund të ndryshojë. Zgjedhësi voton për ekipin e individin. Pika tjetër që ka hapur debat, pse vendoset herësi apo pragu. Heq anomalinë por për të nxjerrë kandidatët me peshë. Pjesa më e madhe e njerëzve zgjedhin ekipin. Zgjedhësi mund të zgjedhë disa. Pse do e detyrojmë ne të zgjedhë vetëm një? Duhet parimi i balancës. Tradita siç thashë, 70% e zgjedhësve votojnë partinë. Sepse partitë paraqiten si ekip. Si do ndodhte? Që 30% do rrëzojnë 70% të votës së zgjedhësve? Pra në 50 mijë vota, partia merr 40 mijë vota, dhe 10 mijë kandidatët të shpërndarë. Pse kjo është si zgjidhet kandidati, me 1 mijë vota? Kështu balancohet partia me kandidatin. Kemi krijuar mundësinë që mbrojtja nuk garantohet nga renditja, por nga vota. Pra zëvendësohet ai që ka më pak vota. Kjo është një arritje e mirë për Shqipërinë. Do ndodhte që disa zona, do zgjidhnin çdolloj kandidimi. S’kam frikë ta them që partitë e madhe të qeverisin, por të kenë dhe përfaqësim të njëtrajtshëm. Ky model korrigjon çdolloj anomali. Kjo anomali vjen nga sistemi që kemi, bëmë një kapak, kufi, çdokush që merr nr. E votave të herësit, jo më shumë se 10 mijë, nëse ke marrë 10 mijë, është niveli më i ulët. Mundësi reale dhe për partitë që garojnë për 1 mandat. U arrit në kompromis pragu 1%, dhe tashmë i jepet mundësia çdo partie reale, jo atyre që qarkullonin si cironka. Një parti që merr 1% të votave s’ka as financim publik. Mundësitë janë reale. I vogli bëhet i madh kur provon veten si në jetën reale dhe në zgjedhje. Dua të them që të gjitha këto ndryshime e bëjnë shumë më demokrat. Sfidat janë të mëdha. Ky është hapi i parë që do vijojë në vitet që vijojnë", tha Gjiknuri

Ora 11:31
Alimadhi deklaron votën kundër ndryshimeve në Kod Zgjedhor: Shkel interesat kombëtare (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi ka shprehur votën e tij kundër draftit të PS-së, teksa iu ka kërkuar deputetëve të tjerë të mos ta votojnë. Sipas tij, PS-ja u bashkua me opozitën jashtëparlamentare, që ai e quan opozita e rrugës, për të vazhduar të njëjtën politikë që kanë bërë për 30 vite.

"U duk sikur mazhoranca e dha mundësinë për të paraqitur çdo subjekt publik, cdo shoqëri civile amendatimet e tyre. U duk kjo përmbajtje e mazhorancë, por rrodhi ndryshe. U bashkua me opozitën e rrugës, kam një mendim, që ky vend për 30 vjet ka vuajtur për shkak të kësaj sjelle politke, se nuk ka zbatuar Kushtetutën, është shumë e dobishme për ta thënë, por çfarë kërkoi shoqëria shqiptare, kërkuan depolitizimin e KQZ, një sistem të pastër kombëtare, mosfinancimine partive nga buxheti i shtetit dhe asgjë nga këto nuk u zbatua, kjo kapje e sistemit për 30 vjet, do të prodhojë vazhdimësinë e kësaj politike, të bëni të matur e të vetëdijshëm se çdo votoni, PS u bashkua me opozitën ne rrugës. Do ju ftoja si deputet të këtij Kuvendi me kohë të pjesshme, do ju lutesha që të votoni kundër", tha Alimadhi.

Ora 11:29
Gjoni: Ndryshimet Kushtetuese të korrikut u 'transeksualizuan'! Mbyllët listat, se doni 'lëpirës' në Kuvend! (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni ka ripërsëritur që do të kontestojë në gjykatën Kushtetuese ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor. Nga foltorja e parlamentit, Gjoni tha se ky draft shkel ndryshimet Kushtetuese që u votuan më herët, duke hedhur akuza për të dyja kahet politike.

"Kur vendosa të marr mandatit, mes shumë intimidimesh mendore dhe fizike nga ana që përfaqësonin pronarët e listave nga të cilat dilja, më mbante një shpresë, se do të bashkëpunonim për të arritur disa gjër të mira për këtë popull. Na ka mbajtur shpresa se mund të arrinim që të gjenim dakordësinë e mazhorancës për të ndryshuar korin zgjedhor. Me këtë besim unë në 17 janar kam qenë propozues zyrtar që mbështet nga mbi 50 mijë qytetarë shqiptarë të hartuar nga ekspertët. PS sot po tallet me mbi 80% të elektoratit, më vjen keq që Rama nuk është në sallë se nja dy gjërë kam për t'ia thënë, për marrëdhënien me Metën, por janë disa fishekë që do i ruaj më vonë për jetën time politike. Kjo është një parti që tallet me mandatet e deputëtëve, është një parti arrogante që shpërfill popullin shqiptar, kemi kërkuar dicka për të cilën ju ratë dakord në korrik, e transeksualizuar procesin e ndryshimeve Kushtetuese. Këtë gjë keni bërë ju me Kodin Zgjedhor, si ka mundësi që dikush që është i 15 të marrë 10 mijë vota, si ka mundësi që ti e do me listë të mbyllur po më detyron dhe mua të garoj me listë të mbyllur. Doni dhe kuota lolipopesh, se doni lëpirëse në Kuvend. Ku është PS-ja sot zoti Ruci, çfarë ndodhi me PS e Arta Dades, të Fatos Nanos, të Ben Blushit, të Mimoza Hafizit, ku është PS që nga një shoqëri aksionere, sot është kthyer në një shoqëri të rëndomtë, Rama e ka privatizuar edhe LSI kishte më tepër demokraci të brendshme. E turpshme, e pafalshme kjo që po bëni në kurriz të popullit shqiptar, do kontestohet në Gjykatën Kushtetuese", tha Gjoni.

Ora 10:31
Maliqi: Sot një seancë e pështirë, po fitoi PS-ja largohem përfundimisht nga politika! (VIDEO)

Një seancë të pështirë e ka quajtur deputeti Lefter Maliqi seancën e sotme në Kuvend. Ai thotë se pavarësisht këtyre mekanizmave, PS-ja nuk do mund të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se nëse kjo gjë ndodh do të largohet përfundimisht nga politika.

"Sot një seancë turpi, e pështirë, çfarë do që të bëjnë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor tregojnë frikën e tyre, ku janë këta që morën teprisë dhe timonin, këta që kishin gjysmën e parlamentit, pre ndryshojnë koalicionet, pse nuk i hapën listën, pse kanë frikë se parlamentin, bandat i kanë. Ju sot po gënjeni dhe po mashtroni të gjithë shqiptarët, po shkelni marrëveshjen e 5 qershorit, po mbyllni Shqipërinë, por çfarë do që të bëni fitorja do jetë plebishitare, nëse nuk fiton opozita e bashkuar, unë do largohem përfundimisht nga politika", tha Lefter Maliqi.

Ora 10:19
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Ruçi: Reflektojnë kërkesat e qytetarëve! PS-ja s'u soll si triumfatore, por shtriu dorën! Nuk prisja konsensus të plotë! (VIDEO)

Seanca e sotme plenare ka nisur me një fjalim nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka bërë një përmbledhje të gjitha zhvillimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, këto ndryshime relfketojnë të gjotha pritshmëritë e qytetatërëve, teksa shtoi se nuk priste që të kishte konsenus të përgjithshëm.

"Kjo seancë është stacioni i fundit i një rrugëtimi të gjatë, që nisi me ngritjen e Komisonit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në  fillim të kësaj legjislature.

Miratimi sot i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe i institucioneve të reja të administrimit të zgjedhjeve do të ndikojë në mënyrë kapilare dhe pozitive në proceset zgjedhore të ardhshme në Shqipëri. Me këto ndryshime, Kuvendi iu afrua maksimalisht, natyrisht aq sa e kishte të mundur, alternativave të forcave politike për ndërtimin legjislacionit e infrastrukturës zgjedhore që u shërbejnë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kryesorja është se plotësuam pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët i kanë artikuluar qartë kërkesat për rregulla zgjedhore që nuk deformojnë e anashkalojnë, por garantojnë vullnetin e tyre. Standartet perëndimore mbi të cilat mbështetet legjislacioni dhe institucionet e zgjedhjeve që po miratojmë sot, janë të përcaktuara nga rekomandimet e Këshillit Europian dhe Bundestagut Gjerman, dy udhë hartat kryesore nga të cilat udhëhiqet Kuvendi, si garantues i legjitimitetit dhe kontrollit politik e ligjor të  rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Askush nuk e kishte menduar se kjo ditë do të vononte kaq shumë, duke pasur parasysh se Komisionin për Reformën Zgjedhore e ngritëm që në fillim të legjislaturës. Vonesa ndodhi, jo se nuk dëshiruam, por nuk mundëm. Miratimii reformës zgjedhore u vështirësua nga pengesa të paparashikuara. Por asgjë nuk e pengoi Kuvendin e Shqipërisë të ecë me vullnet e guxim drejt konkludimit të këtij procesi. Nuk ishte e lehtë të arrinim deri këtu, duke harmonizuar alternativat e shumicës me opozitën parlamentare dhe opozitën jashtë Kuvendit.

Disa herë dhe për mjaft çështje, diferencat midis  projekteve të opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare ishin më të mëdha sesa diferencat e tyre me projektet e shumicës qeverisëse. Megjithatë, ju ftoj të shohim përpara. Ne as prisnim dhe as insistojmë të kemi konsensus politik  për gjithshka. Në një republikë parlamentare, konsensusi i plotëdhe për gjithshka është vetëm një ideal, i cili në jetën reale realizohet si  një konsensus parlamentar kushtetues.

Ligjet dhe vendimet që  miratojmë sot nuk janë  një produkt laboratori, por rezultat i një procesi  politik e parlamentar real, që mbështetet në themele të forta kushtetuese. Kuvendi është i bindur se përfitimet nga ligjet që miratojmë sot janë joproporcionale me kontributet në proces. Por këtë e pranuam me vetëdije, për hir të rikthimit në proces të opozitës jashtëparlamentare.

Si Kryetar i Kuvendit, sot i falenderoj të gjithë, si kontribuesit, ashtu edhe oponentët e këtij procesi dhe të këtyre produkteve. Falenderoj Komisonin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Komisionin e Ligjeve,  komisionet parlamentare, komisionet e tjera të ngritura nga Kuvendi si edhe gjithë deputetët për kontributin e tyre në këtë proces. Falenderoj Këshillin Politik, i cili si një organizëm jashtëparlamentar, kontribuoi në këtë proces si edhe opozitën joparlamentare për hapin e parë të kthimit në sistem.

Falenderoj opozitën parlamentare që pranoi sfidën e bashkëpunimit me opozitën jashtë-parlamentare. Natyrisht, falenderoj shumicën parlamentare, e cila në këtë proces nuk u soll si triumfatore, por si  një shumicë dorështrirë, e cila disa herë e vendosi me vetëdije veten në pozitën e negociatorit, madje edhe të opozitës. Ju ftoj të gjithëve të votojmë pro ligjeve dhe vendimeve që janë në rendin e ditës të kësaj seance", tha Ruçi.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 06/10/2020 16:37

    PARA SE te hapesh gojen ne parlament rudine,,dorezo te gjitha pronat qe ka familja jote,,qe nuk i dihet burimi,,,pastaj dil ne parlament,,,...tani nuk ke moral te na tregosh ndershmeri,,,e si ti dhe te gjithe 140 parlamentaret,,qeveria dhe opozita...

    Përgjigju
  • vlora: 05/10/2020 18:10

    E si mund te jete deputete kjo miza.La nam ben si histerike.Pse se nxjerrin jashte more aman.Kush e ka bere deputete kte.Pupupu hall i madh

    Përgjigju
  • redi: 05/10/2020 14:37

    Hani deputet te lists jeta muaj qe mbeten se pervec Murrizit dge Gjonit jeni tju shoqruar me kerket dhe dajre

    Përgjigju
  • Bruno: 05/10/2020 14:27

    E vertete eshte qe ne 98-en u premtua se do te kthehehin parate por mami i Rudines kundershtoi se i duheshin leket qe kishte vjedhe.

    Përgjigju
  • meri: 05/10/2020 13:42

    I thoni R.Hajdarit se krimet e komunizmit nuk mund t'i ndeshkonte SEKRETARI I PARTISE KOMUNISTE SHOKU SALI BERISHA,i cili mori drejtimin e PD,ku ben pjese edhe kjo zonje,po ashtu edhe firmat piramidale ,ishten krijes e skokur SALI,i thoni se patrise ku ajo ben pjese ,nuk i ka interesuar asnji here te futej ne BE,sepse aty ( te futin kembet ne nji kepuce)SALIU me shoke nuk ndihen mire.Kjo qe flet marrzira te tilla ,mos vall na paska zbritur nga qelli sot ne mengjez?

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 05/10/2020 12:35

    Problemi qe ka dhe ka pas parlamenti shqiptar eshte se eshte mbushur me injorante. Dhe ne qofte se i iken mandati nuk fillijne pun ne asnje vend tjeter, prandaj beryasin me te madhe. Po te kishte intellektual, as nuk e vrisnin mendjen nese humbnin postin, se fillonin pun vend tjeter

    Përgjigju
    • Fshati: 05/10/2020 14:28

      E vertete, por jo per Gjuzin.

  • Une: 05/10/2020 12:25

    O Rudina le koqen e namit kur ben si nevrike... kur te shoh qe ben nevrike thjesht me ngrihen qimet nga neveria dhe nuk degjohesh se nuk merret vesh ku e ve theksin ne fjali , corodite te madh e te vogel si shprehesh. Me mire fol anglisht dhe ta perkthejne me titra poshte.

    Përgjigju
    • Thanoja: 05/10/2020 18:12

      o tirona ke fol me vend. Ata qe kan pas zgjuarsi e kan gjet nje vend pune e kan bere karriere. Kjo eshte mesuar me qyl ndaj u kthye, nuk e ka idene si fitohet leku me pun te ndershme. Kjo ben si histerike se e di qe as per pastruese nuk e marrin po humbi kete vendin e deputetit

    • Tirona: 05/10/2020 15:29

      Po te dinte "Anglisht" kjo pilivesa do te kishte gjet nje pune ne SHBA, atje kesaj nuk ja fershellen njeri dhe do te ishte duke bredhe per te gjetur nje vend pune.

  • labi: 05/10/2020 11:39

    NJE GOMAR ME PAK

    Përgjigju
  • Teri: 05/10/2020 10:40

    O lefter te rente pika ctu desh ty politika,edhe me i zgjuar eshte gomari im se ti Lefter Maliqi,largohu shporru se i ben nder ketij vendi.

    Përgjigju
  • ersil: 05/10/2020 10:07

    Pd dhe lsi ata nuk duan shqiperin ne bashkimin e be nuk duhet te jesh shkencetar per ta kuptuar kete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet