Murrizi në Report Tv: Në Komisionin Hetimor kanë mbërritur informacione nga SHISH dhe Struktura Anti-Korrupsion për Metën, janë sekret shtetëror

TIRANË- Në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta kanë mbërritur informacione nga SHISH, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Drejtoria e Policisë mbi kreun e shtetit. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga vetë nënkryetari i këtij Komisioni, Myslim Murrizi në studion e Report Tv, në emisionin 'Repolitix'. Se cilat janë këto informacione, Murrizi nuk i bëri të ditura, kjo pasi janë të klasifikuara si "sekret shtetëror".

"Ka ardhur informacion nga SHISH nga Struktura e Posaçme Anti-korrupsion dhe nga Drejtoria e Policisë. Meta në periudhën para zgjedhore dhe para se të fillojë fushata, në qëndrimet e tij publike, janë shkelje Kushtetuese edhe sipas ekspertëve. Për mua personalisht Meta ka shkelje morale të karriges së të parit të shtetit. Disa shkelje kushtetuese mund t'i përtyp përpara nja bastardimi moral. Se sa është shkelur Kushtetuta kam raportin e ekspertëve të së drejtës Kushtetuese që thonë se ka shkelur këtë ne për këtë takim, për këtë deklaratë", tha Murrizi.

Komisioni Hetimor pritet që të hartojë një raport paraprak në lidhje me provat e mbledhura për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Një ditë më parë Meta refuzoi që të paraqitet duke nënvizuar se nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit. Në fund, do jetë Gjykata Kushtetuese që do thotë fjalën e fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Murrizi: Nga 4 kandidatët për kreun e PD, Basha pas 13 qershorit do shkëputet nga Berisha! I ka dhënë provat që i lëshon shokët

 

Myslim Murrizi ka bërë me dije se nga katër kandidatët aktual për kreun e PD-së, ai që e ka më të lehtë të shkëputet nga Sali Berisha pas shpalljes 'non grata' është Lulzim Basha. Këtë mendim të tij e ka argumentuar me faktin se "Basha ka dhënë provat që lëshon shokët për interesat e tij'.

"Basha e ka më kollaj të shkëputet nga Berisha pas datës 13, sepse ka dhënë prova që ka lëshuar shokë rrugës, besoj se mund të lëshoj edhe Berishën, mes aspiratën për t'u bërë kryeministër, që duhet mbështetja e Amerikës. Deri më 13 asnjëri nuk e lëshon Berishën, pas 13 Basha se ka dhënë provat që të lë në rrugë", tha Murrizi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë