Deputeti Myslim Murrizi deklaroi për Report Tv se grupi parlamentar demokrat nuk do të shpërbëhet, ndërsa u shpreh se ky grup ka më pak përgjegjësi për gjërat e mbrapshta që kanë ndodhur në këtë vend.
Lidhur me nismën brenda grupit për shkarkimin e Rudina Hajdarit, Murrizi u shpreh se nuk ka parë asnjë letër për shkarkimin e saj teksa deklaroi se qëndrimet do t'i bëjë prezent në mbledhjen e grupit.
"Në fakt unë nuk di që është kryefjalë e politikës shqiptare debatet e brendshme të këtij grupi me 9 deputetët. Shqiptarëve nuk i hyjnë në punë këto debate. Kur gjëmojnë topat nuk dëgjohen pushkët. Sot nuk fokus duhet të jetë problemi i negociatave.
Nëse Hahn thotë që është faji i Europës, unë e marrë të mirëqenë. Data 18 është nesër dhe qëndrimi i ministrave të Jashtëm dhe Macron nuk besoj se do të ketë një PO. Ata që flasin në emër të shqiptarëve por kurrë nuk ia kanë dhënë mundësinë që të votojnë, e duan veten padrino dhe bajraktar. Unë nuk besoj se grupi do shpërbëhet. Nuk është qameti i madh. Jemi më me pak përgjegjësi në këtë vend për gjithçka të mbrapshtë që është krijuar. Unë nuk besoj se ka pasur devijim nga ajo që kanë shprehur kur firmosën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Unë nuk kam parë asnjë letër për shkarkimin e Hajdarit. Qëndrimet e mia për punë që i takojnë grupit i bëj prezente në mbledhjen e grupit", u shpreh Murrizi.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton buxhetin faktik për 2018 dhe Korporatën e Investimeve (Xhafaj abstenon)/ Spiropali: Papunësia në nivelin më të ulët historik
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37%
-
Jo
56.4%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2819
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Papa Françesku në gjendje të rënduar, Spiropali mesazh për shërimin e tij: Lutem nga vendi i parë në Evropë që zgjodhët për ta vizituar! Zëri juaj, tingulli i së vërtetës
23 Shkurt, 15:36
-
Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së! Presim të marrim edhe ftesën për grup-kapitullin e katërt
22 Shkurt, 16:47
-
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali pret Sekretarin e KiE-së, Alain Berset: Mbështetje për Shqipërinë në sundimin e ligjit!
21 Shkurt, 13:28
-
Spiropali në Gërdec, në familjen që iu rrafshua biznesi gjatë krimit shtetëror të familjes Berisha
20 Shkurt, 21:06
-
Konferenca për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare, Spiropali: Objektiv anëtarësimi në BE brenda 2030, përgjegjshmëria dhe transparenca parësore për Kuvendin
19 Shkurt, 09:37
-
U shkarkuan në bllok, Kuvendi hap garën për këshillin e ri drejtues të RTSH (Me mandat të plotë)
18 Shkurt, 13:07
-
Kuvendi zgjedh Gentian Salën në krye të AKEP-it me 73 vota
17 Shkurt, 21:04
-
55 vite nga themelimi i Universitetit të Prishtinës, Spiropali: Ngjarje historike me rëndësi për kombin
15 Shkurt, 11:57
-
FOTOT/ Doktor se bëjmë shaka aty brenda në Kuvend! Socialistët humor dhe shaka me Berishën (habitet Braçe)
13 Shkurt, 19:10
-
Tensionet në Kuvend, Lapardhaja për Report TV: Aty ka njerëz pa nivel, Berisha skemë për të bërë pazarin e radhës me Ramën! Kanë të njëjtin hall, ‘elefantin SPAK’
13 Shkurt, 13:43
-
Tension, batuta dhe 'flirt' në Kuvend, Sula: Ju keni Prada dhe Gucci! Spiropali: Të kam parë, edhe ju nuk visheni keq...!
13 Shkurt, 12:34
-
Grumbullimi para SPAK gjatë masës për Veliajn, ministri Hoxha: Ishte e paparalajmëruar, ishin simpatizantë, jo protestues
13 Shkurt, 10:05