Kuvendi miraton buxhetin faktik për 2018 dhe Korporatën e Investimeve (Xhafaj abstenon)/ Spiropali: Papunësia në nivelin më të ulët historik

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për Korporatën e Investimeve dhe buxhetin faktit të vitit 2018, por seanca e sotme plenare ishte e dominuar me debatet për krizën dhe cështjen e negociatave, që pritet të vendoset në orët në vijim në Bruksel.

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se situata ekonomike në Shqipëri është e rënduar dhe se 2018-a sipas saj tregoi se pati zero investime të huaja. Hajdari tha se politika ka dështuar në hapjen e dyerve të negociatave për në Bashkimin Evropian, dhe se në këto ditë vendimtare për këtë proces, shqiptarëve u duhet thënë e vërteta.

Deputeti socialist Ditmir Bushati deklaroi se kancelarja gjermane Angela Merkel e tha qartë se nuk do të ketë ndarje nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave. Ai tha se Shqipëria tashmë i ka bërë detyrat e veta, ndërsa u shpreh se zvogëlimi i derës për të hyrë në BE duhet të na bëjë dyfish më të përgjegjshëm.

Gjatë seancës së sotme nuk munguan edhe debatet dhe replikat e forta mes deputetit Ralf Gjoni me ministrin Shalsi dhe zv/ kryeministrin Erjon Braçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:02
Kuvendi miraton buxhetin faktik për 2018 dhe Korporatën e Investimeve, Fatmir Xhafaj abstenon

1571320394_Screenshot1.jpg
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin për Korporatën e Investimeve me 77 vota pro, 19 deputetë votuan kundër ndërsa 3 abstenim, mes tyre deputeti socialist Fatmir Xhafaj. Gjithashtu u miratua edhe buxheti faktik për vitin 2018 me 79 vota pro, 20 kundër dhe 3 abstenim. Një tjetër projektligj i miratuar me 83 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim ishte ai për masat shtrënguese.

Por cfarë është Korporata e Investimeve?
Korporata e Investimeve është një institucion i ri që do të krijohet me detyrë e menaxhimit të pronave të shtetit nëpërmjet projekteve me interes kombëtar. Korporata e Investimeve Shqiptare do të krijohet si shoqëri tregtare, me pronar shtetin, por ku edhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit mund të zotërojnë aksione. Objekti i veprimtarisë së Korporatës është sipas rastit, hartimi, analizimi, koordinimi, menaxhimi, përfaqësimi, financimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e projekteve.

Korporata identifikon prona shtetërore me interes për të realizuar projekte investimi, i propozon Këshillit të Ministrave, transferimin e tyre tek Korporata. Me transferim kuptohet kalimi i të drejtës së përdorimit dhe/ose i të drejtës së pronësisë të pronave shtetërore nga pushteti qendror ose vendor tek Korporata. Për zhvillimin dhe zbatimin e një projekti investimi, Korporata mund të mbështetet nga Shteti me infrastrukture ndihmëse, të tilla si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion.

Drafti i miratuar sot u ndryshua dhe reflektua pas kritikave të Bankës Botërore dhe FMN-së lidhur me prokurimet duke marrë miratimin e Komisionit Europian. Neni u ndryshua rrënjësisht duke qartësuar se për projektet me partnerë ndërkombëtarë do të zbatohen rregullat e tyre të prokurimeve, ndërsa për ato me financim të brendshëm do të zbatohet ligji shqiptar.

Ora 14:35
Ralf Gjoni ultimatum Ruçit: Braçe më ka kërcënuar, të merren masa (VIDEO)

Pas nisjes së seancës plenare tashmë të drejtuar nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i është dhënë fjala për procedurë deputetit Ralf Gjoni. Ai është shprehur se zv kryeministri Braçe e ka kërcënuar dhe për këtë duhet të merren masa.

"Nuk fyeva asnjë person me emër. Ndaj meje si deputet janë përdorur shenja kërcënuese nga z. kryeministri. të merren masa. Të respektohet rregullorja. Parlamenti po kthehet në një noter që nëpërkëmbet", u shpreh Gjoni.

Ora 14:23
Tensione në Kuvend/ Gjoni përplaset me Braçen dhe Shalsin! Ndërpritet seanca plenare (VIDEO)

Drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën plenare për shkak se deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni është përpjekur të marrë fjalën në kohën kur në foltore po fliste ministri Eduard Shalsi. Pas replikave në distancë me zv. kryeministrin Erion Braçe ai është afruar të marrë fjalën, ndërsa Hysi ka kërkuar 5 minuta pushim, deri në qetësim situatës.

Braçe i është drejtuar Gjonit teksa e pyet se çfarë i ka vjedhur, referuar fjalës së deputetit që mbajti në foltore.

Çfarë të kam vjedhur unë ty, ç’a të kam vjedhur unë ty?!”– tha Braçe.

Ora 13:35
Negociatat/ Hajdari: Të mos u shesim shqiptarëve fabula rilindjeje! Dështuam t'i japim shpresë (VIDEO)

Deputetja Rudina Hajdari thotë se situata ekonomike në Shqipëri është e rënduar dhe se 2018-a sipas saj tregoi se pati zero investime të huaja. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Hajdari tha se politika ka dështuar në hapjen e dyerve të negociatave për në Bashkimin Evropian, dhe se në këto ditë vendimtare për këtë proces, shqiptarëve u duhet thënë e vërteta. 

"2018 ishte një vit i rrënimit ekonopmik në Shqipëri, që shënoi zero investime të huaja. Ne jemi në një prag të kolapsit ekonomik. Raportet ndërkombëtare tregojnë qartë, sidomos i DASH në 2018, tregoi se krimi i organizuar ka kapur sektorin ekonomik si në ndërtim, turizëm. Kjo tregon që jemi kthyer një ekonomi e qartë kriminale. Tirana është kthyer ne qendrën e pastrimit të parave dhe po shpërthen me ndërtime të reja. Paaftësia për të ndëshkuar krimin ka shtyrë që situata të dalë jashtë kontrollit. Edi Rama është kampion mbi shmangien e përgjegjësisë ku është vendi. Ai e mbulon situatën me disa fabula të rilindjes. Viti 2018 u mbyll me protestë madhore nga studentët, që tregoi se një familje nuk është në gjendje të paguajë tarifat e studentëve. Dhe është pikërisht kjo shtresë e shoqërisë sonë që kërkon të largohet nga Shqipëria. Ne kemi dështuar t'i japim shqiptarë një shpresë për të rinjtë dhe një vizion të qartë që tregon që ne duhet të hapim dyert e Evropës. Duhet të mos i shesim shqiptarëve fabula të dështuara. 2019-a është viti testues dhe do ndiqet nga disa raporte të tjera. Shqipëria ka nevojë për ndryshim, për frymë të re politike, që ne t'i themi realitetin. Inkurajoj që ditët në vijim të jemi të qartë me shqiptarët se cfarë do të ndodhë me negociatat", u shpreh Rudina Hajdari. 

Ora 13:14
Murrizi 'rreshtohet' me deputetët e listave: Kemi më pak përgjegjësi! Për shkarkimin e Hajdarit s'kam parë asnjë dokument (VIDEO)

Deputeti Myslim Murrizi deklaroi për Report Tv se grupi parlamentar demokrat nuk do të shpërbëhet, ndërsa u shpreh se ky grup ka më pak përgjegjësi për gjërat e mbrapshta që kanë ndodhur në këtë vend.

Lidhur me nismën brenda grupit për shkarkimin e Rudina Hajdarit, Murrizi u shpreh se nuk ka parë asnjë letër për shkarkimin e saj teksa deklaroi se qëndrimet do t'i bëjë prezent në mbledhjen e grupit.

"Në fakt unë nuk di që është kryefjalë e politikës shqiptare debatet e brendshme të këtij grupi me 9 deputetët. Shqiptarëve nuk i hyjnë në punë këto debate. Kur gjëmojnë topat nuk dëgjohen pushkët. Sot nuk fokus duhet të jetë problemi i negociatave.

Nëse Hahn thotë që është faji i Europës, unë e marrë të mirëqenë. Data 18 është nesër dhe qëndrimi i ministrave të Jashtëm dhe Macron nuk besoj se do të ketë një PO. Ata që flasin në emër të shqiptarëve por kurrë nuk ia kanë dhënë mundësinë që të votojnë, e duan veten padrino dhe bajraktar. Unë nuk besoj se grupi do shpërbëhet. Nuk është qameti i madh. Jemi më me pak përgjegjësi në këtë vend për gjithçka të mbrapshtë që është krijuar. Unë nuk besoj se ka pasur devijim nga ajo që kanë shprehur kur firmosën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Unë nuk kam parë asnjë letër për shkarkimin e Hajdarit. Qëndrimet e mia për punë që i takojnë grupit i bëj prezente në mbledhjen e grupit", u shpreh Murrizi.

Ora 13:11
Manastirliu i përgjigjet nga Kuvendi ish-Ministrit: Iku koha e barnave 'i pe, i pashë zëre se t’i dhashë'

 

Nga foltorja e Kuvendit Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i është përgjigjur ish deputetit demokrat Tritan Shehu për kontrollin mjekësor bazë, duke deklaruar së është investim për shëndetin e qytetarëve.

“Kontrolli mjekësor bazë sot është i vetmi instrument në dorën e mjekut të familjes për të verifikuar statusin shëndetësor të qytetarëve që ai u shërben. Financimi për shëndetësinë është investim. Dhe investim për shëndetin e qytetarëve është kontrolli mjekësor bazë”, u shpreh nga foltorja e Kuvendit Ministrja Manastirliu.

Në fjalën e saj Manastirliu tha se vëmendja e qeverisë është tek shëndetësia për të garantuar shërbim cilësor për qytetarët.

“Nësë kush mendonte se 6 vite më parë se paratë që jepeshin për shëndetësinë shkonin në erë, paratë që jepeshin për barnat ishim me metodën e famshme “i pe, i pashë zëre se t’i dhashë” dhe qytetarët shkonin i blinin në farmaci nga serumi, tek vigoni, tek barnat esenciale, sot nuk ndodh më kjo.  Sot spitalet tona janë shumë mirë të furnizuara me barna dhe materiale mjekësore, me pajisje mjekësore funksionale. Mjekët dhe infermierët kanë kushte shumë më të mira pune. Këto janë garantuar nga qeveria Rama falë fokusit tek qytetarët dhe fokusit tek shëndetësia”, tha ministrja.

Në fjalën e saj në Kuvend ministrja Manastirliu theksoi se buxheti për shëndetësinë është  43% më i lartë se 6 vite më parë. 24 milion dollarë apo tre herë më shumë është financuar për sëmundjet tumorale, 100 milion dollarë është financuar për skemën e rimbursimit të barnave, ndërsa vijojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore nga veriu në jug.

Ora 11:41
Bushati: Shqipëria nuk ndahet nga Maqedonia e Veriut, zvogëlimi i derës së BE duhet të na bëjë 2-fish të përgjegjshëm

Deputeti Socialist Ditmir Bushati deklaroi se kancelarja gjermane Angela Merkel e tha qartë se nuk do të ketë ndarje nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave. Ai tha se Shqipëria tashmë i ka bërë detyrat e veta, ndërsa u shpreh se zvogëlimi i derës për të hyrë në BE duhet të na bëjë dyfish më të përgjegjshëm.

"Nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, kjo është bërë e qartë nga Merkel dhe Macron. Mendoj se sa të fokusohemi te të tilla gjëra, ne si politikanë dhe vëmendja e medias ne si politikanë duhet të fokusohemi te zbatimi i atyre standardeve që krijojnë një realitet të prekshëm europian.

Shqipëria i ka bërë detyrat e veta. Në rast se më pyesni a do të jetë ndonjëherë gati BE për të mirëpritur një vend në gjirin e saj, mund të them se BE kurrë nuk ka për të qenë aq gati dhe nga ana tjetër mund t’ju them se një vend nuk është kurrë 100% gati. Vakumet nuk janë asnjëherë të mira, as në politike e aq më tepër në gjeopolitikë. Për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE. Ne nuk duhet të jemi emocional, por dyfish më të përgjegjshëm për të kuptuar se zvogëlimi i derës së BE, edhe për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne, ne si politikanë duhet të na bëjë dyfish të përgjegjshëm", u shpreh Bushati.

Ora 10:58
Hajdarmataj kaloi vettingun/ Murrizi në Kuvend: Bërtisni për një prokuror, ndërsa për atë që iu nxori kasetat heshtët (VIDEO)

TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi hodhi akuza ndaj qeverisë lidhur me qëndrimin e presidentit francez Emanuel Macron për hapjen e negociatave. Ai ironizoi prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj i cili kaloi një ditë më parë vettingun duke thënë se ai i ka krahët e ngrohta, ndërsa nga ana tjetër prokurori i Durrësit vihet në qendër të sulmeve.

"Qytetarët shqiptarë do kishin qëndruar në Shqipëri dhe nuk do ishin arratisur në asnjë kamp dhe drejt çadrave të Francës. Macron tha se nuk iua hapim negociatat se na keni rritur numrin e azilantëve. Javën e kaluar na u morën të gjithë me tërmetin. Unë do doja një gjë më konkrete, për fondet, se ku do të shkojnë. Na tha që keni ulur borxhin publik në 67%. Unë kam parë raporton e KLSh. Nuk e di a keni deklaruar borxhin prej 6 milion eurosh. Bërtisni për një prokuror ndërsa për një tjetër heshtët kur e kaloi vettingun se iu ka përcjellë kasetat. Heshtni se e di që keni një pazar të pashpallur publikisht. Kështu nuk bëhet  Reforma në Drejtësi", u shpreh Murrizi.

Ora 10:40
Spiropali: Papunësia këtë vit shënoi nivelin më të ulët historik! Anti-informaliteti rriti të ardhurat (VIDEO)

Zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali ka deklaruar gjatë fjalës së saj në Kuvend se sipas Bankës Botërore papunësia në vend ka shënuar uljen më të madhe në nivel historik. Ajo deklaroi se edhe Reforma kundër informalitetit ndihmoi në rritjen e të ardhurave.

"Ne kemi detyrë të prezantojmë një pasqyrë sa më realiste të objektivave si dhe gjendjen ekonomike në tërësi. Reformat kanë qenë të vështira dhe përcaktuese për konsolidimin e shtetit. Reformat shtet bërës shënuan kthesën e madhe. Jemi në rrugën e duhur të produktivitetit dhe punës. Sipas BB papunësia në Shqipëri shënoi këtë vit nivelin më të ulët historik. Banka Botërore thotë se ritmi i rritjes së vendeve të punës u përshpejtua. Gjatë vitit 2018 u arritën rezultate të prekshme në sektorët e ekonomisë. Reforma kundër informalitetit ndihmoi në rritjen e të ardhurave", u shpreh Spiropali.

Ora 10:38
Ruçi paralajmëron Kujtim Gjuzin: Herën tjetër të vish në Kuvend i veshur sipas rregullores (VIDEO)

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka paralajmëruar sërish deputetin Kujtim Gjuzi lidhur me rregulloren e Kuvendit, teksa ky i fundit i kërkoi të mos e ndalojë të bëjë replikë me kryeministrin Edi Rama.

Ruçi përveç respektimit të orarit i kërkoi Gjuzit që të vijë në Kuvend i veshur sipas rregullore.

Kujtim Gjuzi: Me ça të drejte shkelni nenin 49 dhe 50 të rregullores. Pse nuk lejoni replikë me kryeministrin. Nëse unë të drejtohem të drejtohem se je kryetar i Kuvendit. E them se kam një konsideratë për atë që ju thoni si kryetar kuvendi. Kurrsesi nuk mund të jem dakord me ju që nuk më lejoni të bëj replikë. E mban vendin me dhunë. Duhet te na japësh mundësi për replikë se unë të bëj mocion për shkarkim.Kujdes zoti kryetar

Gramoz Ruçi: Kujdes Zoti Gjuzi, kur të flasësh në emër të rregullores. E dyta të flasësh me etikë dhe e treta herë tjetër në Kuvend të jesh i veshur sipas rregullores së Kuvendit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ralf: 17/10/2019 15:15

    Po qe paska pasur te drjte ai qe te bojatisi surratin me te kuqe o capacul i LSI-se !!!!!!!!

    Përgjigju
  • Eno: 17/10/2019 15:12

    Egersia e Ralf Gjonit apo Kujtim Gjuzit nuk i duhet as dreqit e jo me ketij vendi te lodhur nga pafytyresia e Sali Kriminelit apo ligesia e Ilir Metes.

    Përgjigju
  • Erjola: 17/10/2019 14:48

    O hajdute normal qe eshte ulur niveli i papunesise se ke nga 200000 mije shqiptare qe jane larguar nga vendi

    Përgjigju
  • zzz: 17/10/2019 14:14

    Mos folni kot per rimbursim barnash se eshte nje skeme grabitje midis mjekeve te familjes, farmacisteve dhe punonjesve te FSDKSH, mungon kontrolli nga FSDKSH duke krjuar ne kete menyre favorizim per ata qe kane ne dore dokumentacionin e rimbursimit. Forconi kontrollin dhe do te shihni cudira me rimbursimin e barnave dhe vjedhje monstruoze, keshtu ka ndodhur historikisht me rimbursimine barnave, te gjithe drjtoret e FSDKSH kane qene dhe jane grabitqare te fondeve publike.

    Përgjigju
  • Spiro: 17/10/2019 12:12

    Nuk e fshehin dot hipokrizine......!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja