Lezhe- Murtaja Afrikane e Derrit është shfaqur në Malin e Rrenzit në Lezhë, ku deri më tani janë konstatuar 10 derra të ngordhur, pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone. Pas identifikimit të rastit, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë mënjehërë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngodhur nga murtaja afrikane.
Në kordinim edhe me institucionet e tjera Bashkinë Lezhë, Policinë dhe AKU-në, Shërbimi Veterinar ka bërë asgjesimin e derrave të ngordhur në vendin ku janë gjetur si dhe dezinfektimin e zonës.
Ndërkohë pjesa e Malit të Rrenzit në Shëngjin në një perimeter prej 10 km ku është konstatuar vatra e sëmundjes është shpallur zonë e kuqe, ku do të kalojë në sitë nga veterineret për të parë nëse ka sërish derra të ngordhur brenda këtij perimentri.
Monitorimi do të jetë i vazhdueshem përgjatë 20 diteve në vijim, ndërsa Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në Lezhë Ded Rama u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe kryesisht gjahtarëve të sinjalizojnë insitucionin nëse konstatojnë kafshë të ngordhura, me qëllim që të veprohet menjëherë dhe sëmundja mos të përhapet.
Specialistët thanë për Report tv se Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, as përmes kontaktit me kafshët e infektuara dhe as përmes konsumit të mishit.
MAD është një sëmundje shumë ngjitëse dhe vdekjeprurëse për derrat e butë dhe të egër. Kjo sëmundje ka pasoja të mëdha ekonomike dhe për sigurinë ushqimore, sepse: Shkakton ngordhje masive të derrave; Dëmton fermat dhe zinxhirët e furnizimit; Pengon eksportet e produkteve të derrit për shkak të kufizimeve të tregtisë ndërkombëtare.
S.G/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
6%
Vota total: 2039
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Lezhë/ Nënkalimi në Fushë Mamurras i pakalueshëm për makinat e vogla, niveli i ujit arrin 40 cm
29 Nëntor, 08:40
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Siguria në shkolla, a po përdoren fëmijët nga Qeveria dhe Opozita?
27 Nëntor, 16:37
-
Kurbin/ Qëlloi me armë në drejtim të lokalit pas sherrit me pronarit, arrestohet i riu pas 4 muajsh në kërkim
27 Nëntor, 16:15
-
‘Unë mund të vdes! Djalin e kam me epilepsi’, thirrja e të moshuarit në Lezhë që ka mbetur në kasolle 5 vite pas tërmetit
26 Nëntor, 17:00
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor, 12:29
-
Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci
25 Nëntor, 18:37
-
Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)
25 Nëntor, 17:40
-
Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)
25 Nëntor, 17:32
-
Lezhë, ekspozohet në muzeun etnografik flamuri 85-vjeçar, dhuratë nga familja e gjeneralit italian
25 Nëntor, 17:00
-
Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)
25 Nëntor, 14:47