Musaka me perime dhe beshamel
Përbërësit:
- 1 fk vaj ulliri
- 2 qepë
- 4 thelpinj hudhër
- 500 gr mish i grirë
- 3 domate
- 2 patëllxhanë
- 2 kunguj
- 2 patate
- 1 majë luge sheqer
- 1 majë luge kanellë
- Kripë, piper
- Borzilok
Beshameli:
- 2 lgj gjalpë
- 2 lgj miell
- 4 gota qumësht
- 250 gr djathë i grirë
- Kripë, arrë myshk
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë hudhrën dhe më pas mishin e grirë. Presim domatet në kubikë të qëruara nga lëkura. Shtojmë me domatet kanellën, kripën dhe piperin. I lemë të thithin lëngjet. Me thikë pastrojmë patëllxhanin nga lëkura një jo një po. I vendosim në ujë me kripë për 15 minuta, më pas i kullojmë, i presim në rondele dhe i skuqim. Në po atë yndyrë skuqim pak kungujt dhe patatet. Shtrojmë shtresën me patëllxhanë, më pas kungujt dhe kimën dhe ne fund patatet me kimë. Beshamelin e realizojmë në një tenxhere ku kaurdisim gjalpin me miellin. I shuajmë me qumësht dhe më pas rregullojmë shijen me kripë, arrë myshk dhe djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius dhe e servirim pasi tava të jetë ftohur dhe mpiksur mirë.