Një adoleshent në Kanada pati simptoma të sëmundjes 'mushkëri kokoshka', pas konsumimit të lëngjeve me aromë dhe kanabisit.
Një raport i ri, botuar në “Gazetën e Shoqatës Mjekësore Kanadeze të Mërkurën”, detajon se si ky rast i bronkiolitit duket dallueshëm nga rastet e tjera të dëmtimit të mushkërive të lidhura me avullin të identifikuar në Shtetet e Bashkuara, sepse çështja mund të ketë qenë sëmundja ‘mushkëri kokoshka’.
Mushkëritë kokoshka, ose bronkioliti obliterans, është një gjendje inflamatore që prek bronkiolet, rrugët e vogla ajrore në mushkëri.
Emri është në referencë të ish-punëtorëve të fabrikës së kokoshka që zhvilluan bronkiolitit obliterans pasi merrnin frymë në avullin e aromatizuesit të gjalpit, i shtuar në kokoshka.
"Ky pacient kishte bronkiolit të rëndë akut, ndoshta të lidhur me dëmtimin nga avullimi, me disa karakteristika sugjeruese të obliteransit të mëpasshëm të bronkiolitit", tha ekipi mjekësor nga Instituti i Kërkimit Shëndetësor Lawson dhe Rrjeti Shëndetësor i Universitetit.
"Ky rast i bronkiolitit akut, të rrezikshëm për jetën që rezulton në bllokim fikse, theksoi nevojën për hulumtime të mëtutjeshme mbi epidemiologjinë e përdorimit të cigareve elektronike, potencialin e saj të varësisë dhe rreziqet afatshkurtra dhe afatgjata dhe mekanizmat e dëmtimit të lidhur me avullimit”, kanë shkruar mjekët.
Një rast i 'mushkërive kokoshka' ishte një pacient me kollë të rëndë që u shtrua në spital.
Ai tha se punonte në një restorant të fast-foodi dhe nuk përdorte alkool apo duhan, por ai kishte hasur vështirësi në pesë muajt e fundit.
Disa nga aromat që ndikonin ishin pambuk sheqeri, apo mollë sheqeri.
Ai kishte probleme me frymëmarrjen, kequshqyerjen dhe vjelljen.
Pasi u pranua në një spital të zonës ku jetonte, mjekët shikuan mushkëritë e tij në një radiografi dhe gjetën lidhjen me ‘hapësirat difuze mikronodulare’.
Simptomat e tij vazhduan të përkeqësoheshin dhe përfundoi duke përdorur makineri të frymëmarrjes.
Pacienti tashmë është pjesë e një qendre transplantimi të mushkërive.
Ekipi mjekësor shënon në raport se rasti mund të paraqesë një mënyrë specifike kur avulli mund të ndikojë në mushkëri.
Në vitin 2016, Shoqata Amerikane e Mushkërive paralajmëroi se sindroma mund të shkaktohet nga përdorimi i cigareve elektronike të aromatizuara.
Dëmtimet e mushkërive të lidhura me avullimet që janë shfaqur në Shtetet e Bashkuara paraqesin një grup në rritje të sëmundjeve të mushkërive që shpesh nuk janë parë në të kaluarën.
"Për shembull, bronkioliti obliterans nuk është një sëmundje e zakonshme," tha mjeku Galiatsatos.
Që nga e Mërkura, ka pasur 2,290 raste të dëmtimit akut të mushkërive me cigare elektronike ose me avull, në të gjithë 49 shtetet e SHBA-së, Rrethin e Kolumbisë, Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër në SHBA, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
47 vdekje janë konfirmuar në 25 shtete.
Shteti i vetëm pa ndonjë rast është Alaska, ku shumica e pacientëve kanë raportuar një histori të përdorimit të produkteve vaping që përmbajnë aromatizues.
Gjithashtu vitamina E është shqetësuese tek personat që konsumojnë cigare elektronike apo personave me dëmtime akute të mushkërive të lidhura me avullimin.
Acetati i vitaminës E përdoret si një shtesë, më së shumti si agjent trashësie në produktet e avullit që përmbajnë THC.
"Këto nuk janë kimikate të pafajshme në kutitë e cigareve elektronike dhe rreziqet shëndetësore të asaj që do të shohim janë sëmundje mjaft të rralla," tha Galiatsatos.