Pronari i platformës Twitter, Elon Musk, së fundmi ka bërë disa ndryshime në postimet e përdoruesve, por ai nuk dha shumë detaje për këtë gjë.
Ky vendim është marrë për shkak se përdoruesit shkruanin çdo ditë se ata dëshironin të bënin shkrime të gjata me tema të ndryshme, por Twitter nuk u’a jepte atyre këtë mundësi.
Sot nëse shkruani në Twitter, postimi nuk mund të jetë më i gjatë se 280 karaktere. Kufiri u dyfishua në vitin 2017, pasi deri atëherë postimet nuk mund të kalonin 140 karaktere.
Musk ka ndërmarrë ndryshime thelbësore në mënyrën se si funksionon platforma që kur e bleu atë për 44 miliardë dollarë në fund të muajit të kaluar.