Mustafa: Dialogu me Serbinë
proces i vështirë

Mustafa: Dialogu me Serbinë<br />proces i vështirë
PRISHTINE-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë i vështirë.

Ai shtoi se në Kosovë akoma ekzistojnë strukturat paralele që veprojnë me mbështetjen e Serbisë.

“Nuk po shkon lehtë. Është një proces mjaft i vështirë. Ne kemi ndërhyrje të madhe të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, sidomos në pjesën veriore. Ne duam që t`i integrojmë serbët në të gjitha institucionet tona. Ne i kemi këto struktura paralele që veprojnë me mbështetjen e Serbisë. Ne nuk shohim  arsye që kjo të vazhdojë “, ka thënë Mustafa, në një intervistë për gazetën boshnjake “Dnevni avaz “.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka shtuar se Kosova dëshiron që t`i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

“Sa i përket njohjes, ky është një proces politik. Kjo nuk na pengon që të bashkëpunojmë. Tani kemi marrëveshje të cilat duhet të zbatohen”, ka thënë Mustafa.

Ai shtoi se Prishtina, pavarësisht çdo gjëje, bashkëpunon me Beogradin, kryesisht nëpërmjet dialogut në Bruksel.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë