Mustafa: Kosova do t'i jetë gjithmonë
mirënjohëse SHBA-së e NATO-s

Mustafa: Kosova do t'i jetë gjithmonë<br />mirënjohëse SHBA-së e NATO-s
KOSOVE-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se 24 marsi i vitit 1999, është një ditë historike për të gjithë Kosovën, pasi sulmet ajrore të NATO-s mbi pozicionet serbe, të cilat sollën edhe një përshpejtim të çlirimit.
 
Në përvjetorin e 18-të të fushatës së bombardime të NATO-s, Mustafa ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për të gjithë vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior, "të cilat na u gjenden pranë në momentet më të vështira”.
 
“Nisja e kampanjës ajrore të Aleancës Veriatlantike më 24 mars 1999, është ditë historike për Kosovën, për NATO-n por edhe për konceptin modern të lirisë dhe domosdoshmërisë së mbrojtjes së saj nga regjimet kriminale", shkruan kryeminsitri Mustafa në një status në  logarinë e tij në rrjetin social "Facebook".
 
 
Statusi i plotë i kryeministrit Mustafa:
 
Sulmet e NATO-s nga ajri, të nisura 18 vjet më parë, dhe lufta heroike çlirimtare në tërë territorin e Kosovës, sollën lirinë që ne e gëzojmë sot.
Nisja e kampanjës ajrore të Aleancës Veriatlantike më 24 mars 1999, është ditë historike për Kosovën, për NATO-n por edhe për konceptin modern të lirisë dhe domosdoshmërisë së mbrojtjes së saj nga regjimet kriminale.
 
Këto sulme, përshpejtuan çlirimin e Kosovës dhe i hapën udhë pavarësisë dhe demokracisë në vendin tonë.
 
Ne sot i shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha vendeve të tjera të NATO-s, të cilat na u gjenden pranë në momentet më të vështira.
 
Partneriteti strategjik dhe koordinimi në çdo hap i joni me SHBA-të dhe miqtë euroatlantikë, ashtu si 18 vjet më parë, janë formula e suksesit tonë të përbashkët në të ardhmen.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja,com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë