Mustafa “shuplakë” Thaçit:
S’ka ushtri pa Amerikën

Mustafa “shuplakë” Thaçit:<br />S’ka ushtri pa Amerikën
PRISHTINE-Propozimi i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për ndryshimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës si duket nuk do ta marrë “dritën jeshile” nga Qeveria e Kosovës.  

I pari i ekzekutivit, Isa Mustafa deklaroi se formimi i ushtrisë së Kosovës mund të bëhet vetëm në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarët. 

“Formimi ushtrisë vetëm me koordinim me Amerikën dhe NATO-n”, ka thënë Mustafa gjatë tubimit të 27 vjetorit të LDK-së në Podujevë, shkruan Indeksonline.

Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri po kundërshton fuqishëm nga ambasadori amerikan, Greg Delawie. Ky i fundit ka deklaruar se një gjë e tillë nuk duhet të bëhet pa ndryshimet kushtetuese.

Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se për transformimin e FSK-së janë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë dhe se FSK duhet të transformohet në ushtri.

“Nuk është veprim i njëanshëm, por nëse ndonjë vend mendon që (Kosova) duhet të jetë e koordinuar me Serbinë, diçka e tillë nuk do të ndodh.Kryeministrit të Serbisë Vuçiq, i kam kërkuar që të ushtrojë ndikimin për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të votohet Asociacioni dhe Demarkacioni gjithashtu edhe të ndodhin ndryshimet Kushtetuese për FSK-në përgjigja e tyre ishte hezituese, prandaj kthim prapa nuk ka, FSK duhet të transformohet në ushtri të Kosovë”, ka deklaruar ai.

(d.b/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë