Mustafa:Nëse Kuvendi nuk ratifikon
Demarkacionin, opsion zgjedhjet

Mustafa:Nëse Kuvendi nuk ratifikon<br />Demarkacionin, opsion zgjedhjet
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje, nëse Kuvendi nuk e ratifikon Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

Në këtë intervistë, Mustafa flet edhe në lidhje me kërcënimet e evidentuara nga individë e grupe të caktuara, kundër liderëve të shtetit të Kosovës dhe disa figurave politike.

 "Ne zhvilluam dje biseda me dy përfaqësuesit e dy vendeve lidere, përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si vend lider botëror dhe Gjermanisë si vend lider i Bashkimit Evropian. Biseduam në lidhje me këtë çështje dhe e shtruam seriozitetin e këtij problemi, sepse kemi mbetur vendi i vetëm i izoluar në Evropë. Kërkuam që të bëhet një zgjidhje, duke pasur parasysh që konsiderojmë se në mënyrë të padrejtë na është vënë kriteri i Demarkacionit të kufirit, i cili nuk ka vlejtur për vendet tjera. Megjithatë, neve na është vënë si kriter që nga viti 2012 dhe është shumë vështirë qa ta ndryshojmë tash, në vitin 2017.

Kërkuam që të gjendet ndonjë alternativë në mënyrë që të kapërcehet kjo çështje, por gjithsesi ta marrim si obligim që ne ta përmbushim. Është një porosi e qartë ndaj të cilës ne duhet të kemi respekt. Së pari, ne duhet të kemi respekt ndaj qytetarëve tanë që t’i nxjerrim nga izolimi dhe kjo është detyrë e Kuvendit dhe Qeverisë.

Por, po ashtu duhet të kemi respekt edhe ndaj vendeve të cilat japin vlerësime të tilla, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë, duke pasur parasysh që ato na kanë përkrahur në të gjitha proceset dhe ato nuk të japin sugjerime dhe nuk të udhëzojnë në veprime të tilla, ngase janë shtete mike të Kosovës.

Ne tani do të merremi vesh me partnerët e koalicionit, me Partinë Demokratike të Kosovës, por edhe me Listën Serbe dhe të tjerët se kur do të kemi numrin e mjaftueshëm të deputetëve në Kuvend, sepse ju e dini që deri më tani kemi pasur problem me mungesën e Listës Serbe,
"shprehet kryeministri

Sa i përket formimit të ushtrisë ai shprehet se transformimi duhet bërë në bashkërendtije me NATO, SHBA dhe vendet e BE.

"Të bisedojmë me të gjithë, t’i bindim të gjithë dhe ta argumentojmë se Forca e Armatosur e Kosovës është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Se integriteti i vendit është po ashtu interes i të gjithëve. Se pjesëmarrja e kësaj Force në misionet paqeruajtëse dhe në misionet tjera humanitare jashtë është, po ashtu, në interes të rajonit, të stabilitetit të paqes në Ballkan e më gjerë. Ne do të mundohemi ta japim maksimumin që t’i bindim serbët që këtë ta votojnë".


"Jemi informuar se ka individë dhe grupe të cilët tentojnë të kryejnë veprime kundër bartësve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe disa liderëve politik" u përghigj Mustafa pyetjes se nëj ditë më parë u mblodh edhe Këshilli i Sigurisë ku u tha se disa persona mund të kryejnë veprime kundër udhëheqësve.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë