TIRANE - Në linjë telefonikë për A1Report Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka deklaruar se të hënën në Luginën e Preshevës do të zhvillohet një protestë mbarëpopullore pas largimit të lapidarit nga xhandarmëria serbe dhe se i vetmi mesazh që do përcjellin shqiptarë është që duan paqen dhe tryezën e bisedimeve.

Kreu i Komunës së Preshevës theksoi se qeveria Serbe nuk e njeh gjuhën e dialogut ndërsa theksoi se qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë për shqiptarët në Luginën e Preshevës në mënyrë që të përcaktohet përfundimisht statusi i shqiptarëve.

Mustafa ka sqaruar se nuk do të japë dorëheqjen ashtu siç kishte deklaruar.

VIDEO/ LIDHJA TELEFONIKE NE TV A1REPORT