Mustafa:Provokimet nga Serbia,
të gatshëm të mbrojmë sovranitetin

Mustafa:Provokimet nga Serbia,<br />të gatshëm të mbrojmë sovranitetin
Mustafa në mbledhjen e Qeverisë u bëri  thirrje serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione dhe ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serb që të kthehen në Qeveri , të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”.

Po ashtu i bëj thirrje edhe komunës veriore që të respektojë ligjin, ajo  duhet të veprojë në harmoni me ligjin, në të kundërtën institucionet e vendit do të kryejnë obligimet që kanë” u shpreh Mustafa.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se ka provokime nga Serbia, por sipas tij, institucionet e vendit janë gatshme për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

Mustafa pavarsisht të gjithave u shpreh se dialogu me Serbinë duhet të jetë konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!