Mustafa: Qeveria e Kosovës arritje
në kushte jo të zakonshme

Mustafa: Qeveria e Kosovës arritje<br />në kushte jo të zakonshme
PRISHTINE-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa lavdëron punën e qeverisë së tij, duke thënë se “ka arritur shumë në kushte jo të zakonshme”.

Në rrjetin Facebook, zoti Mustafa konstatoi se qeveria e ka “mundur dhunën dhe përpjekjet për instalim të rrënimit të pushtetit demokratik me dhunë, të paparë jo vetëm në Ballkan, por edhe në demokracitë e tjera”.

Kryeministri i Kosovëse ka veçuar si arritje “forcimin e marrëdhënieve me BE-në, nënshkrimin e marrëveshjes së parë kontraktuale dhe plotësimin e kritereve për liberalizim të vizave, shumë më shumë se vendet e tjera”.

Sa u përket sfidave, të cilat ai i vlerësoi si “jo të pakapërcyeshme”, Isa Mustafa i ka përmendur transformimin e FSK-së, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në fund të postimit të tij, ai thotë se “ne nuk do të dorëzohemi para reformave dhe vendimeve të mëdha, sado të vështira të jenë ato”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë