/ATSH/.-Kryeministri i qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Johann Brieger.
Gjatë takimit Mustafa tha se qeveria e re e Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me shtetin austriak në të gjitha fushat e interesit të dyanshëm.
Në takim, kryeministri Isa Mustafa ka pranuar urimet e ambasadorit austriak me rastin e zgjedhjes në postin e kryeministrit të qeverisë së Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve.
Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur falënderimet për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për zhvillimin dhe konsolidimin e proceseve politike në Kosovë.
"Qeveria e re e Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me shtetin austriak në të gjitha fushat e interesit të dyanshëm", u shpreh kryeministri Isa Mustafa./Kosovapress/
/Shqiptarja.com