Urimet për fitoren e kombëtares shqiptare në "Francë 2016" nuk kanë munguar as nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i cili ka vlerësuar dhe kontributin e futbollistëve kosovarë në kombëtaren shqiptare, me një urim për kombëtaren nga rrjeti i tij social Facebook
“Urime kombëtares së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve anë e kënd! Ishte ky një moment i shumëpritur dhe tani një kualifikim meritues për në Franca 2016. Për këtë u punua shumë, dhe një kontribut të spikatur e dhanë edhe futbollistët kosovarë, me lojën e të cilëve ndjehemi krenar të gjithë shqiptarët. Dekadat e ardhshme në sport do të jenë padiskutueshëm në favorin tonë, sepse tani edhe Kosova po depërton fuqishëm në skenën sportive ndërkombëtare dhe ne zotohemi se përkrahja institucionale nuk do t’u mungojë asnjëherë për sukseset e tyre të mëtejme”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në Facebook.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com