Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancën me gjyqtarin Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese. Në këtë seancë, KPK ka vendosur të kryejë rivlerësimin e Mustafajt vetëm për një kriter atë të pasurië, gjë të cilën gjyqtari e ka cilësuar si të paligjshme. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Mustafaj ka ngritur pretendimet se trupa gjykuese nuk i ka shqyrtuar të gjitha provat që ai ka dorëzuar dhe se ka mohuar që të ketë mospërputhje në deklarimet e pasurisë.
Debati i plotë në seancë
KPK: ILDKPI ka sjellë raporte se ka deklarim të saktë të burimeve të ligjshme. Apartament me sipërfaqe 120 m2, krijuar me kredi bankare 40 mijë euro dhe 7 mijë euro hua tek të tretë. Ka bilanc negativ në të ardhura dhe shpenzime në 3 vite për gjyqtarin, në vitet 2009, 2011 dhe 2013. Kemi verifikuar edhe babanë e vëllanë e gjyqtarit për pronësinë e truallit dhe banesës. Në 1998 ka blerë arë me sipërfaqe 100 m2 në Yzberisht të Tiranës.
Ilir Mustafaj: Dua të ngre pretendimin për një proces të rregullt ligjor. Ju tërheq vëmendjen tuaj për standarte ligjore. Kam kërkuar që të plotësoni detyrimin ligjor për të gjitha kriteret e vlerësimit tim. Vlerësimi për një kriter është i paligjshëm. Jam kërkuar për seancë në 12 qershor. Ma ka ardhur e-maili 48 orë pasi kamë dorëzuar letrat. Kam kërkuar që të shtyhej seanca e datës 14 oasi isha në gjyq në Elbasan dhe pa pasur dy elementët e tjerë nuk mund të bëja dot mbrojtjesn. Kam sjellë shumë priva, por ato kërkojnë kohë të vlerësohen dhe ju e latë seancën shumë shpejt, pa i vlerësuar apo ballafaquar me provat tuaja.
KPK: Zoti Mustafaj ndali aludimet ndaj trupit gjykues se nuk i kemi parë dokumentet.
Mustafaj: Keni rrëzuar kërkesën time për ndryshimin e relatores së trupës gjykuese për Xhensila Pine. E dëgjova relatoren, por s'pashë asgjë të tillë të ishte marrë parasysh. Pasuria ime e një apartamenti 120 m2 i marrë në 2006 me kredi dhe një mjet në vitin 1994.
B.K.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8050
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
-
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
22 Nëntor, 13:01
-
Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën
22 Nëntor, 12:02
-
Dosja 'Partizani'/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën dhe legjitimon SPAK: 'Për detyrimin me paraqitje' nuk nevojitej autorizimi i Kuvendit! 'Ndalimi jashtë shtetit' i panevojshëm! Masa 'arrest shtëpiak' shqyrtohet në seancë tjetër (VENDIMI)
21 Nëntor, 19:10
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë, mbyllet shqyrtimi në Kushtetuese! Pritet vendimi në ditët në vijim
19 Nëntor, 13:17
-
Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS
19 Nëntor, 07:25
-
Përplasja Kushtetuese/ Komisioni i Venecias nis misionin fakt-mbledhës për çështjen Xhaçka! 4 grupet parlamentare dëgjohen online, opinioni jepet në mes dhjetorit
18 Nëntor, 14:00
-
Avokatët që çuan në Kushtetuese Sky Ecc, kërkojnë edhe shfuqizimin e një prej dispozitave që vë në përgjim gjyqtarët dhe prokurorët! Seanca në datën 19 nëntor
13 Nëntor, 12:29
-
Buxheti 2025/ Gjykata Kushtetuese kërkon rreth 15 mln lekë më shumë! Papandile: Numri i ankimeve është rritur, kemi nevojë për punonjës
13 Nëntor, 11:10