Mustafaj shfaq dokumentarin si
po degradohet muzika shqiptare
 

Mustafaj shfaq dokumentarin si<br />po degradohet muzika shqiptare<br /> 
Dokumentari më i ri Donika Mustafajt i referohet tronditjeve që ka pësuar kënga shqiptare nën presionin e fortë të shoqërisë së konsumit.

Shqiptari i ka kënduar në mënyrë të magjishme dashurisë, me ndjeshmëri të lartë shpirtërore, me aftësinë për ta shprehur artistikisht këtë ndjeshmëri.

Ky është plani paralel që autorja e dokumentarit vendos krahas muzikës së çakorduar të tallavasë që ka pushtuar tregun vitet e fundit.

Analiza e e dukurisë ka kaluar në trekëndëshin krijues-këngëtar-media, ku lind, realizohet dhe shitet produkti. Të rinjtë thonë fjalën e tyre.

''Është kënaqësi jashtëzakonisht e madhe që po marr pjësë në këtë domumentar, sepse mua ma shpif komercializmi dhe dua të shoh art të vërtetë'', u shpreh një pjesmarrës në dokumentar. 

Dokumentari ishte në kohën e duhur. Duhet të shmanget ky produkt i dëmshëm, thotë autori i teksteve të 40 festivaleve të këngës Jorgo Papingji.

''Të tilla tema ka kohë që na mungojnë, madje janë specie në zhdukje. Ky dokumentar e ka problemin në ikje e sipër, por po largohet sistemi i krahasimit. Pra ngelet e reja që ka ardhur , kjo këngë që po dëgjojmë ne sot duke u zbehur ajo që dëgjonim ne që quhej kënga shqipe. Ne nuk kemi më këngë që mund ta meritojnë këtë emer. Pra në mometin që u kap kjo është një shkulje veshi për gjitha institucionet, gjithë ekranet, e të gjithë njerëzve që merren me muzikë, art'', u shpreh Jorgo Papingji.  

Ndërsa autorja e dokumentarit Donika Mustafaj rrëfen motivet mbi të cilin e bazoi dokumentarin.

 ''Paraqita disa shqetësime fillmisht të mijat, pastaj i paraqita për publikun, për të tëhequr vëmendjen se ku po shkojmë. Për mua kënga është shumë e rëndësishme dhe në një farë mënyre kënga e dashurisë është dëshmitarja e jetës sonë'', është shprehur Mustafaj. 

“Kur kënga nuk ishte Pazar” është filmi i dhjetë dokumentar i Mustafajt, ku ndër to përfshihen “Magjia klarinetë, ustai i fundit”, kushtuar mjeshtrit të madh Laver Bariu, “Një amerikane në Tiranë”, “Fëmijëria peng”, etj.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali