BULLGARI - Gjatë veprimtarisë “Urat e Ballkanit flasin” në Loveç të Bullgarisë, Besnik Mustafaj rrëfen në faqen e tij në Facebook "edhe një episod shumë të bukur". Se si ishte ulur në një nga kafenetë e qendrës së qytetit me një grup shkrimtarësh, kur iu afruan te tryeza tre djem të rinj dhe i folën shqip. Dy prej tyre ishin futbollistë me ekipin e Loveçit: Vajushi dhe Hasani.
"Ata më ftuan t’i shihja në ndeshjen, që do të kishin të nesërmen. Dhe unë u premtova", thotë Mustafaj. Ai tregon se si shkoi bashkë me kryetarin e bashkisë së qytetit dhe mori me vete edhe Albanin, drejtorin për sportet në bashkinë e Beratit, i cili kishte ardhur në Loveç në kuadrin e përgatitjeve për edicionin e Beratit. Kryetari i bashkisë i çoi në tribunën VIP, ku ishte dhe presidenti i klubit.
"Në përfundim të ndeshjes, unë ia shpërbleva kryetarit të bashkisë nderin duke i dhënë rast të takonte Vajushin, i cili ishte ylli i ekipit, ku trajner është ish-futbollisti i famshëm, Stojçkov. Vajushi është edhe anëtar i ekipit tonë kombëtar. Unë u ndjeva krenar dhe bashkë me Albanin bëmë një fotografi me Vajushin. Për mua kjo fotografi ka edhe një vlerë të posaçme: unë shkoja për herë të parë në stadium pas shumë e shumë vitesh", rrëfen Besnik Mustafaj.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com