Futbollisti i ekipit të Flamurtarit të Vlorës, Gjergji Muzaka shprehet optimist për pjesën e dytë të edicionit na kampionatin kombëtar të futbollit. Pavarësisht distancës mjaft të largët me ekipin e Skënderbeut, Muzaka beson se deri në fund do ta arrijnë në renditje duke rikuperuar në fazën e dytë gabimet e fazës së parë.

"Në fazën e parë kemi bërë shumë gabime si brenda dhe fushe dhe jashtë saj, duke mos u ngritur lartësinë e duhur për të marrë maksimumin në fushën e lojë. Kjo na penalizoi shumë duke na zbritur në mesin e renditjes duke na larguar nga objektivat, por vetëm për pak kohë. Flamurtari do të rikthehet në fazën e dytë më i fortë së kurrë për të treguar vlerat e vërteta të ekipit. Kemi bërë autokritikë të fortë gjatë pushimeve duke rregulluar shumë probleme që na shoqëruan më parë" shprehet Muzaka.

Por më afër se kampionatit këtë edicion është Kupa e Shqipërisë, në të cilën vlonjatët janë në luftë për në gjysmëfinale. Këtu edhe Muzaka më shumë besim që nuk do të dalin duarbosh. "Është një kompeticion i rëndësishëm dhe kam besim që do ti shkojmë deri në fund, pasi jemi në rrugë të mbarë pas një starti negativ. Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe optimizmi është rritur për njërin nga dy trofetë". Por a ka nevojë ekipi për ndërhyrje në merkato dhe sipas mesfushorit të talentuar, cilat janë pikat që duhet të përfshihen nga ndryshimet rrënjësore.

"Strategjinë e merkatos e përcaktojnë drejtuesit dhe është në dorën e tyre se cilin do të largojnë ose afrojnë. Unë mund të them që grupi është i plotë, nëse ka afrime atëherë është akoma më mirë, pasi kampionati është i gjatë dhe gjatë rrugës mund të ketë dëmtime apo penalizime"përfundon Muzaka.


Dylber Balla