Muzat e Osman Mulës, rrëfimi për 'dashurinë e tretë' dhe jo vetëm…

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte regjisori dhe kompozitori i njohur Osman Mula. Shumë e njohin për pjesën e muzikës, por në fakt ai ka disa pasione si instrumentin e saksit, regjisurën, apo ajo që ndau me publikun, pikturën.

”Piktura është një pasion që e kam zbuluar vonë, por që më mbush shumë, pasi kam gjetur veten” e nis kështu rrëfimin artisti i njohur.

”I kam provuar të gjitha zhanëret e artit deri më tani, por kur zbulova ngjyrat, kuptova që piktura është një kënaqësi e madhe” vazhdoi më pas ai, duke theksuar se njerëzit kanë forma të ndryshme shprehje, psh me poezi, me muzikë apo me romane, por ai ka zgjedhur pikturën.

”Kënaqësia që marr kur kam përpara një tablo të madhe është e pafundme, pasi për mua piktura është terapi, pasi kënaq veten por dhe opinionin” shtoi ai.

Zakonisht oraret që artisti zgjedh të pikturojë janë mëngjesi herët, dreka disa orë dhe darka sigurisht.

”Frymëzimi nuk ka orar, por zakonisht darka është momenti im më i mirë” theksoi ai, duke nënvizuar se ka provuar të pikturojë që nga peisazhet, natyrën e deri tek nudot. Në shtëpi numëron aktualisht mbi 45 piktura, ka shitur disa, por sa herë e bën e ka të zorshme, pasi i duket sikur shet një pjesë shpirti. Me një karrierë të gjatë arstistike, Osman Mula mban mbi shpinë mbi 22 festivale si regjisor, apo shumë këngë të kompozuara, pa harruar që pak njerëz e dinë që ka shkruar dhe shumë tekste këngësh. Thotë se muza e tij e përhershme është familja, bashkëshortja, djali dhe pika e tij e dobët, vajza Evis Mula që e këshillon për çdo gjë.  

“Ne të gjithë jemi produkt i pasioneve tona, mua më kanë frymëzuar shumë muzika, e bukura dhe arti në veçanti, pa harruar dhe qytetin më të mirë në botë, Shkodra” nënvizoi artisti.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali