‘Pa to, nuk kemi jetë’, Ja zakonet që po ju dëmtojnë veshkat / Altin Joka tregon ushqimet dhe bimët më të mira për shëndetin e veshkave

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për shëndetin e veshkave dhe cilat janë ato ushqime apo bimë që ndihmojnë veshkën të jetë funksionale.

”Veshkat janë filtri ynë kryesor i trupit dhe mosfunksionimi i mirë i tyre mund të çojë në humbjen e jetës” tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se veshka gjatë një dite filtron rreth 200 litra lëngje, për të nxjerrë 2 litra urinë, ndërsa pjesën tjetër e ripërdor sërish në trupin tonë. Funksioni kryesor është filtrimi i gjakut, pastrimi dhe balancimi i lëngjeve dhe mineraleve në trupin tonë. Veshka prodhon dhe një hormon që stimulon qelizat e kuqe të gjakut.

Por cilat janë zakonet më të shpeshta që ndikojnë negativisht në shëndetin e veshkave tona dhe pse?

”Veshkat dëmtohen nga konsumimi i alkoolit dhe duhanit, pasi pirja e duhanit redukton qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin tonë. E dyta është gjumi i dobët, pasi një gjumë jo i mirë krijon probleme me veshkat. Element tjetër është jeta sedentare që rrit nivelin e obezitetit dhe dobëson veshkat, sikurse rrit nivelin e hipertensionit. Konsumimi i ushqimeve me nivele të lartë kripe, gjithashtu dëmton veshkat. Element tjetër është konsumimi i lartë i proteinave shtazore, moskonsumimi i ujit, përdorimi i shumë ilaçeve apo antibiotikëve” thekson Joka, duke vijuar se me shumë rëndësi është dhe dieta jonë, sidomos përdorimi i ushqimeve të paketuara dhe procesuara. Infeksionet urinare gjithashtu nëse nuk kurohen, mund të sjellin disa problematika në të ardhmen tek veshkat.

Por cilat shenja na jep veshka kur ka nevojë për ndihmë? Sipas Altinit, pjesa më e madhe e popullatës është e dehidratuar dhe në momentin që mungon uji proçeset metabolike nuk kryhen. “Kur nuk kemi ujë në organizëm, gjaku do bëhet më i trashë, do kemi akumulim toksinash dhe do prodhojmë më pak urine” thotë ai.

Si mund t’a mbrojmë ne veshkën? Cilat janë ato bimë apo çajra që mund të përdorim?

“E para, nuk duhet të konsumohen substanca me fruktozë që merren nga pijet me ngjyrë apo me gaz. Alkooli duhet të ketë kujdes në përdorim, pasi dëmton veshkën duke e dehidratuar, pasi çdo sasi minimale alkooli në trupin tonë është toksike dhe lidhet me dëmtimin e veshkave. Funksioni i veshkave është i lidhur drejtpërsëdrejti me funksionin e mëlçisë” theksoi Joka, duke shtuar se kur trupi ynë merr metale të rënda, mënyra më e mirë për t’a pastruar është agjerimi.

Sipas nutricionistit Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, ushqimet më të mira për shëndetin e veshkave janë të gjitha ushqimet që kanë rrënjë në tokë, si rukola, sallata jeshile, frutat e pyllit, ananasi, pjeshka, lakra e kuqe dhe e bardhë, asparagu, lulelakra, fasulet, selinoja, rrepat, panxhari. Nga bimët dhe çajrat më të mira, janë trëndafili i egër, boronica, shafrani i Indisë, çaji i xhinxhërit, çaji i bishtave të qershisë, mustaqet e misrit, lulerradhiqes, çaji i hithrës dhe borzilokut. Shumë të mira janë dhe algat e detit, të cilat ndikojnë në shëndetin e veshkës. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 01/11/2024 17:31

    Je 1.

    Përgjigju
    • Hamster: 01/11/2024 19:48

      Koti

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

'Italia dhe SHBA janë kombe motra', Meloni uron Donald Trump: Aleancën e palëkundur do ta forcojmë edhe më shumë

'Italia dhe SHBA janë kombe motra', Meloni uron Donald Trump: Aleancën e palëkundur do ta forcojmë edhe më shumë