Ka nisur restaurimi i plotë i Muzeut Arkeologjik të Korçës një ndër asetet më të rëndësishme të juglindjes, i cili është vendosur në një objekt të vitit 1870.
Në fazën e parë të nisur tashmë parashikohet rikonstruktimi i godinës, ndërsa në nje fazë të dytë të projektit pritet të kryhet muzealizimi dhe çelja e ekspozitave të përhershme.
Dorian Kallanxhi përgjegjës i muzeut arkeologjik tha se zbulimet e fundit arkeologjike mund te pasurojnë fondin e Muzeut Arkeologjik dhe të shtojnë potencialin turistik të ketij objekti.
Nga ana tjetër juglindja është nje ndër zonat me numrin më të lartë të ekspozitave arkeologjike në vend, ku numri i vendbanimeve të hershme të zbuluara është tepër i lartë, ndërsa objekte nga këto zbulime pritet të vendosen në këtë muze pas hapjes.
Muzeu Akreologjik i Korçës është njeri prej 7 muzeumeve të qytetit, i cili pritet të hapë dyert për vizitorët në Maj 2025.