Muzeu Bunk’Art 2, atraksioni i turistëve të huaj!

Muzeu Bunk’Art 2, atraksioni i turistëve të huaj!

Autori Dash Frashëri dhe BunkArt 2

Muzeu Bunk’Art 2 është prej disa vitesh një nga destinacionet turistike më të vizituara nga turistët e huaj që vizitojnë kryeqytetin shqiptar, Tiranën, por edhe për qytetarët shqiptarë.

Për mua, si një botues i gazetës online “Tirana Diplomat”, por më e rëndësishme edhe si një vizitor i përhershëm i muzeve që ndodhen në Tiranë, apo dhe në qytetet e tjera të vendit, rrjeti i muzeve “Bunk’Art” është shndërruar tashmë një markë prestigjioze, shkrime dhe reportazhe të cilin e gjen thuajse në cdo media të mëdha botërore, televizione të famshme apo organizata ndërkombëtare, ku pasqyrohet me shkrime, foto dhe video.

Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com gjatë vizitës në Muzeun Bunk’Art 2, Tiranë – 1 prill 2023

Të dhënat e detajuara se çfarë ofron muzeu Bunk’Art 2 për vizitorët – ashtu sikundër edhe BunkArt 1 – ndodhen në cdo libër turistik të shkruara nga guidat e huaja, por dhe si një referencë historike të së kaluarës së Shqipërisë gjatë regjimit komunist.

Ish-tuneli i Ministrisë së Brendshme, i cili është ndërtuar mes viteve 1981 dhe 1986, përbëhet nga 24 dhoma, është i ndarë ndarë në tri seksione të mëdha kohore: Xhandamëria nga Pavarësia deri në Luftën e Dytë Botërore (1912-1939), Forcat e rendit nga pushtimi nazifashist deri të Clirimi (1939-1944) dhe Policia dhe Sigurimi në kohën e diktaturës (1944-1991).

Bunk’Art 2 ofron për vizitorë artefakte, foto, dukumente, video të shumta, që e bëjnë më intriguese vizitën, ve ç anërisht për vizitorët e juaj, të cilët kanë pak apo aspak njohuri për të kaluarën komuniste të vendit dhe në vecanti, për misteret që fsheh ky muzeum-labirinth në “underground”-in e Ministrisë së Brendshme, më e frikshmja në kohën e diktaturës.

Para disa vitesh (tetor 2017) kisha shoqëruar te Bunk’Art 2, një  turist anglez, Mark Leslie, i cili ishte rikthyer pas 30 vitesh në Shqipëri, për të vizituar varrin e udhëheqësit komunist Enver Hoxha, në varrezat e Sharrës.

Për mua vizita te Bunk’Art 2 ishte si një rikthim në shtëpi, pasi vetëm dhjetë ditë më parë (22 mars) kisha qenë në tunelet muzeale të saj me një grup ekspertësh izraelitë të Teknologjisë së Lartë, të cilët morën pjesë në Konferencën e Parë të Izraelit për Sigurinë Kibernetike “Tirana – Tel Aviv”, një aktivitet shumë i rëndësishëm i mbështetur nga Bashkia e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një nga folësit kryesorë në konferencës – së bashku me ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg dhe organizatorin izraelit, Roi Shaponshik, CEO i Gold n’Links – tha gjatë përshëndetjes së tij se, Tirana synon të jetë “Tel Avivi i Ballkanit në Teknologjinë e Lartë”.

Ekspertët izraelitë e konsideruan Bunk’Art një mini “Yad Vashem”, muzeun e famshëm kushtuar Holokaustit, dhe një nga sitet muzelae më të vizituara jo vetëm në Jeruzalem, ku ndodhet ai, por dhe në botë.

Në fakt, për të vizituar muzeun Bunk’Art 2, m’u desh të prisja jo pak minuta, për shkak të radhës të huajve të shumtë, që prisnin të merrnin biletën e hyrjes.

Anglishtja është gjuha kyçe ndërkombëtare kur komunikonin me recepsionisten e muzeut, por pasi turistët u pajisën me biletën përkatëse, të huajt bisedonin mes tyre në gjuhën e vendit nga ata vinin.

Dëgjoje që flisnin anglisht, gjermanisht, italisht, frengjisht, spanjisht, por edhe … japonisht. Një botë e vogël shumëkombëshe brenda tuneleve të Bunk’Art 2!

Investitori i Bunk’Art 2, Carlo Bollino

Me siguri, investitori i mirënjohur italian, Carlo Bollino, do ta kishte imagjinuar këtë, kur nisi projektin për të shndërruar nga asgjëja një rrjet tunelesh të nëndheshme që nuk shërbyen kurrë as për diktaturën, në një prej muzeve më tërheqës në Tiranë.

Pikërisht, ishte një cift japonez që realizoi këtë video dhe foto të miat në një nga dhomat muze, pikërisht të seksioni “Xhandarmëria dhe policia, si funksionoi gjatë viteve të Mbretërisë”.

Duke vizituar dhomat muze në tunelet e ngushtë, më bëri përshtypje një turiste e huaj, shumë kureshtare, e cila po bënte një set fotosh dhe po mbante shënime në bllokun e saj.

Sigurisht, përshëndetja e ime e parë me të ishte në gjuhën angleze, por ndërsa e pyeta nga ishte, Silvia, kështu quhej ajo, më tha se ishte franceze dhe se dëshironte te shkruante një reportazh për një revistë rajonale në Francë.

 

Dhe mendoni, “Grand Est” – rajoni që Silvia i referohej – ka një popullsi prej 8 milionë banorë e një France me mbi 68 milionë banorë, të cilin e vizitojnë mbi 80 milionë turistë në vit dhe që ka një nga muzeumet më të vizituara në botë, si Luvri i famshëm, ku ndodhet edhe kryvepra e gjeniut italian Leonardo Da Vinçi, “Mona Liza” e famshme, ndoshta piktura më e fotografuar dhe e riprodhuar botërisht.

Në fakt, frëngjishtja është për mua një nga gjuhët më të preferuara, edhe pse flas disa të huaja, përfshirë edhe hebraishten, duke qenë edhe autori i vetëm që ka shkruar një libër shqip-hebraisht: “Hebraishtja në udhëtim”, një libër që u vjen në ndihmëve turistëve hebrenj që vizitojnë Shqipërinë, por dhe atyre shqiptarë që duan të vizitojnë Izraelin.

“Është hera e dytë që vij Shqipëri, por e para herë që vizitoj Bunk’Art 2. Herën e parë vizitova Bunk’Art 1 dhe mbeta shumë e befasuar. Kështu që, dëshiroja ta vizitoja dhe këtë muze, pasi për të është shkruar shumë në mediat francize”, më thotë Silvia.

“Është kuruar shumë mirë. Më krijon shumë emocione. Si çdo turist kisha lexuar për historinë e Shqipërisë, pasi kam dhe kontakte me disa shqiptarë në Francë.

Për një të huaj është prekëse, kur viziton këtë muze, shikon fotot dhe videot, lexon përshkrimet në anglisht. Do të shkruaj një reportazh. Kam parë me detaj cdo dhomë të këtij muzeu dhe kam bërë foto të shumta.

Më vjen keq për atë që keni kaluar, por më vjen mirë që ju e keni dokumentuar historinë tuaj.
Ky muze, për mua mbetet si një kujtim i bukur nga udhëtimi im në Shqipëri. Kam shumë miq që punojnë në media, dhe sigurisht, do t’jua rekomdandoj”, më thotë Silvia, teksa ndahemi duke shtrënguar duart, por në sytë e saj dalloj një lloj trishtimi.

Në Bunk’Art 2 qëndrova mbi 30 minuta. Të mjaftueshme për të përjetuar trishtimin e Silvias, por edhe të ndarë një mesazh, personal, se e kaluara diktaroriale nuk mund të përsëritet më në Shqipëri, nuk mund të rishfaqet më, veçse përmes një muzeu. Si te Bunk’Art 2!

 
 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja