Muzeu Historik kremton
95- vjetorin e Tiranës kryeqytet

Muzeu Historik kremton<br />95- vjetorin e Tiranës kryeqytet
TIRANE- Është kremtuar dje në Muzeun Historik Kombëtar 95-vjetori i shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë . Pjesë e aktivitetit ishte edhe çelja e një ekspozite fotografike me pamje nga Tirana ndër vite në hollin kryesor të Muzeut Historik.

Në fjalën përshëndetëse drejtori i MHK, Melsi Labi, theksoi rëndësinë e vendimeve të Kongresit të Lushnjes për shpalljen e Tiranës kryeqytet, vlerat historike dhe arkeologjike të këtij qyteti, ku përmëndi vendbanimet e vjetra si, kalaja e Petrelës dhe Kalaja e Dorzit. Ndërkohë, nxënësit e shkollës “Tirana Jonë” kishin përgatitur një prezantim historik për Tiranën, ku folën për familjet e njerez te shquar tiranas, kryetarët e bashkisë së Tiranës ndër vite dhe lëvizjet demografike që kanë ndodhur ndër vite në Tiranë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 13 shkurt.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi

VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi