TIRANE- Nuçi Naçi, “Mësues i Popullit”, atdhetari i shquar i Rilindjes, ndër drejtorët e “Mësonjtores së Parë Shqipe”,  pritet të prezantohet së shpejti me dorëshkrimet e panjohura. Ato janë mbledhur në një periudhe disa mujore nga Muzeu Kombëtar i Arsimit “Mësonjetorja e Parë Shqipe” në Korçë.

Pas mbështetjes dhe kontributit të arritur nga dashmirësit e muzeut të cilët i kanë dhuruar fondit të muzeut mjaft dorëshkrime, fotografi,apo dhe  objekte të përdorura nga atdhetarët, instititucioni tashmë ka apeluar dashamirësit të mbështesin realizimin e botimit të vëllimeve me dorëshkrimet e patriotit.

Muzeu Kombëtar i Arsimit “Mësenjtorja e Parë” do ti botojë këto dorëshkrime në një vëllim të veçantë për të nxjerrë në dritë për herë të parë krijimtarinë deri më sot të panjohur të atdhetarit të shquar.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)