TIRANE- Gazetarja e mirënjohur shqiptare Tefta Radi në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar do të shfaq sot në orën 18.00, në sallën UNESCO, një dokumentar për një nga martirët e fesë katolike shqiptare, Imzot Vinçenc Prennushin, emri i të cilit ka shkuar edhe në Vatikan për t'u lumturuar.
Imzot Vinçenc Prennushi është një figurë e shquar e Rilindjes Kombëtare, jo vetëm një shërbetor i Zotit, por edhe shkrimtar, folklorist, përkthyes e dramaturg. Është prelati më i lartë dhe i fundit i fesë katolike në Shqiperi, deri më 1949 kur ai vdes nën tortura të tmerrshme të diktaturës komuniste, në burgun e Durrësit, ne duart e Arshi Pipës.
Dokumentari është shumë aktual dhe paraqet histori e materiale të padokumentuara ndonjëherë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com