Muzika moderne “Jazz” i sjell notat e saj
nxënësve të Liceut

Notat “Jazz’ tejkalojnë pasionet dhe futen në program mësimor. Është kjo iniciativa e një grupi muzikantësh "Jazz", të cilët performuan për nxënësit e Liceut Artistik, në përpjekje për t`i afruar ata me kulturën e këtij zhanri modern.

Kultura e muzikës “Jazz” në Shqipëri është pak e njohur dhe shumë e vakët në performancën e saj në aktivitetet kulturore. Muzika jazz në Shqipëri tashmë operohet si një pasion i disa muzikantëve që performojnë në klube të veçanta të kryeqytetit tonë duke mos qenë një muzikë që studiohet që tek nxënësit e Liceut Artistik.

Nismën për ta futur këtë muzikë Jazz në shkollën e Liceut Artistik duke dhënë mësimet e kësaj muzike që tek nxënësit e këtij liceu e kanë ndërmarrë një grup muzikantësh që edhe pse operojnë në zhanre të ndryme të muzikës janë ndalur në pasionin e tyre të muzikës Jazz.
 
Sokol Sejdo, pedagog pranë Liceut Artistik si dhe saksofonisti që ka krijuar albumin e parë në Shqipëri për saksofoninë ka ndërmarrë së bashku me bandën e tij të muzkës Jazz një projekt për të mësuar nxënësit e Liceut Artistik me kulturën e muzikës Jazz. sokol sejdo

Ai thotë se “kjo shkollë që është me traditë klasike ka preferuar të fus programin tonë modern të këtij zhanri modern të muzikës Jazz”.

Për kulturën e muzikës Jazz në Shqipëri dihet pak. Kjo edhe për faktin që ky zhanër nuk është performuar ashtu si në vendet e tjera të botës. Në vitin 1900 ky zhanër është zhvilluar për herë të parë në Bruklin.

Në Shqipëri ka nga ata persona që e dinë dhe e kanë pasion këtë muzikë, ka nga ata që e kanë dëgjuar por ka edhe nga ata që nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë.

Qëllimi i muzkantëve të këtij zhanri është që të dihet dhe të njihet kjo muzikë.

Ambicia e Sokol Sejdo thotë se “ne duam ta zbardhim këtë muzikë me profesionalizmin e saj sepse ky zhanër ka disa supriza të bukura për t`i dhënë këtij brezi”.

Përsa i përket instrumentëve që e përbëjnë këtë muzikë Sokol Sejdo thotë se kjo lloj muzike bëhet me çdo lloj intrumenti, “më të pëlqyeshmet janë saksofoni, bateria, kitarja bazz apo kundra bazz.

“Nga historiku i Jazz, vijon ai, ekzistojnë pothuajse e njëjta zanafill që lindin nëpërmjet ritmeve të muzikave të tjera të cilat ndërthuren me këtë muzikë”.

Edhe pse duket, tashmë, që futja e kësaj rrymë muzikore në rang të gjerë kombëtar si kërkesë e kohës dhe e modernizimit të muzikës, Sokol Sejdo thotë se “kjo përgatitje fillon që në tetë vjeçare nëpërmjet instrumentit, mësimdhënies, formës së programit, harmonisë jazz apo nëpërmjet formacioneve të vogla dhe të mëdha duke u përgatitur me rregullat e kësaj muzike në mënyrë që fëmijët që studiojnë muzikë të jenë në gjëndje që t`i përgjigjen paramentrave të botës”, shtoj ai.
 
Instrumentistët e Jazz janë të detyruar të performojnë në shqipëri në zhanre të tjera muzikore edhe pse ata pasionin e tyre e kanë tek muzika Jazz për shkak të mos njohjes nga publiku të këtij zhanri muzikorë. nenesit e liceut

Ata performuan muzikës Jazz “live” për nxënësit e Liceut Artistik në një sallë të veçantë të krijuar nga vetë ata në ambjentet e kësaj shkolle.

Performanca e tyre solli duartrokitje të mëdha nga nxënësit e Liceut, të cilët dukej sikur e përkrahën duke e përqafuar këtë degë të re në mësimdhënien e tyre për zhanret e muzikës që ata studiojnë.

Në shfaqjen e tyre ata performuan pjesë standart të muzikës jazz të viteve të ndryshme dhe të ritmeve të ndryshme.

Emiljano Dhima, i cili është perkusion në bateri me një bagazh të madh dhe me një eksperiencë që i ka shtuar vlerat në Bruklin ku ai performon muzikës Jazz thotë se “Ka një diferencë të madhe të kulturës së muzikës Jazz nga Bruklin tek Shqipëria. Do pak kohë që ky zhanër të vij në Shqipëri”, shtoj ai.


Ndërsa në kitaren bazz, në performancën e tij, ishte Angjelin Toma që këtë zhanër muzikor dëshiron më tepër edhe pse është klasik në performancat e tij në Shqipëri.

Ardhja e Sokol Sejdos nga një master në Milano për muzikën klasike ka qenë një shtysë për t`u marrë më tepër me zhanrin e muzikës Jazz.

Stacioni i fundit për muzikantin Sokol Sejdo është muzika Jazz, i cili pasi krijoj në vitin 2002 albumin e parë të saksofonisë, studioj për muzikën klasike duke u ndalur në një pasion që po e vazhdon në ditët e sotme tek muzika Jazz. Përveç kësaj ai dëshiron që këtë zhanër muzikor ta fus në Liceut Artistik.

Më i riu i grupit, Erjon, pedagog i kitares elektronike thotë se “ky aktivitet është shumë i rëndësishëm duke i paraqitur nxënësve të Liceut këtë zhanër të ri me shpresën që të futet si pjesë e mësimdhënies së tyre”.performanca live jazz

Ky aktivitet, që erdhi me një qëllim të veçantë nga muzikantët për të futur këtë zhanër të ri modern që tek nxënësit e fillores të muzikës, solli notat më të bukura të instrumentistëve dhe këngëtarëve botërorë për të sjellë notat e para të kulturës së këtij zhanri modern muzikor në Shqipëri. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati