Muzikantët e Vjenës bashkojnë
klasikët me motivet shqiptare

Muzikantët e Vjenës bashkojnë<br />klasikët me motivet shqiptare
Violinisti Shkëlzen Doli, ansambli i tij dhe muzikantët e Filarmonisë së Vjenës kanë sjellë për herë të parë një koncert me kryeveprat e muzikës klasike, që luhen në të famshmin koncert të vitit të ri të Vjenës. Ideja për realizimin e koncertit lindi dy vjet më parë, pas pjesëmarrjes së Shkëlzen Dolit në koncertin “Tre Tenorët” dhe u bë realitet mbrëmjen e 2 janarit në Tiranë.

Me një pasion mbresëlënës, Doli dhe anëtarët e  Filarmonisë së Vjenës kanë interpretuar pjesë nga Brahms, Franc List si dhe disa pjesë muzikore të kompozuara nga familja Shtraus që janë luajtur një natë më parë në koncertin e Vitit të Ri të Vjenës. Publiku është emocionuar  nga një sërë kryeveprash, ku përfshihen Danubi Blu e Marshi i Radeckit.

Përvec kësaj Doli ka frymëzuar instrumentistët e Filarmonisë së Vjenës me pjesë  nga muzika shqiptare, si ajo arbëreshe e më gjerë. Koncerti ka vijuar rreth dy orë.  Gjatë pushimit është shfaqur edhe një film, i cili ka prezantuar bukuritë e tokës shqiptare, i realizuar së fundmi në Gjirokastër, Prizren, Itali, aty ku jetojnë arbëreshët e më gjerë.

[gallery]20376[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre