Më kumbon në vesh zëri i tij: O plakë ku je?! Nëna nga Gjirokastra në kërkim të djalit 'Të më vdesë në shtëpi të paktën!'

TIRANE - 30-vjecari Maradona Ibrahimi nga Gjirokastra rezulton i humbur prej datës 1 gusht të këtij viti.  Ka folur për herë të fundit me nënën e tij duke i thënë se do të shkonte të pinte një kafe tek "Ura e Lumit" në Gjirokastër dhe se do të kthehej në banesë. Por kjo nuk ndodhi. Pak orë nga zhdukja, nëna e tij, Marie dëgjoi zërin e të birit përmes një telefonate. Dyshimet janë që djali të jetë në Sarandë. Një sinjal të tillë e dha edhe një telefonatë e mbërritur në emisionin "Pa Gjurmë" gjatë transmetimit LIVE në Report Tv, duke thënë se 30-vjeçari para 3-4 ditësh mund të jetë parë tek furgonat e Sarandës. Por një tjetër telefonatë, tha se Maradona Ibrahimi mund të jetë parë edhe në një fshat të Shkodrës. Redaksia e emisionit 'Pa Gjurmë' duke lidhur kontaktet me policitë në këto vende, do të kërkojë bashkëpunimin e tyre për të bërë verifikimin e këtyre informacioneve.

"Nuk di asnjë të re. Ju lutem shumë më ndihmoni të gjej djalin sidoqë ta ketë fatin. Të më vdesë në shtëpi të paktën. Megjithatë kam shumë shpresë. Zëri i tij më kumbon në vesh: O plakë ku je", tha nëna e të humburit në një rrëfim live nga Gjriokastra me gazetarin e Report Tv Piro Nase, për emisionin 'Pa Gjurmë'.

Marie Ibrahimi jeton vetëm me djalin e saj, pasi bashkëshorti ka ndërruar jetë, ndërsa fëmijët e tjerë jetojnë jashtë kufirit shqiptar. Ajo tregoi në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv, se i biri kishte afro 4 vite që kurohej nga një sëmundje në mushkëri për shkak të problemeve të shumta që me drogën. Një muaj para se të humbte gjurmët, ai pati shfaqur sërish problem me shëndetin mendor si rezultat i përdorimit të lëndëve narkotike dhe kurohej në Tiranë.

Marie ka bërë denoncimin në polici, ndërsa ka afro një muaj që nuk dihet asgjë lidhur me fatin e 30-vjecarit.

Ditën që u largua kishte të veshur një bluzë të bardhë, një palë xhinse të shkurtra dhe një palë atlete jeshile. Ndërsa ka si shenja dalluese 1 tatuazh në krahun e tij të djathtë, flet me vështirësi dhe dhëmbët e sipërme i ka të hequra.

Më herët, Maradona Ibrahimi rastësisht ka qëlluar të ketë dhënë një intervistë për gazetarin e Report Tv, Pirro Nase, pak para se te humbte gjurmët, ndërsa fliste për problematikat e faturave të energjisë. Ndërsa sot ai rezulton i humbur.

1568395328_maradonaibrahimi.jpg

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht