Me depozitë kursimi por pa para, rreth 900 mijë shqiptarë me llogari bankare bosh! Vetëm 4% me kursime mbi 2.5 mln lekë

Kursimet kanë ardhur në rritje vitet e fundit, por vlera e tyre është shtuar kryesisht nga më të pasurit, ndërsa një e treta e llogarive janë bosh. Në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, thuhet se në fund të vitit 2023, ishin aktive mbi 2.6 milionë llogari në sektorin bankar me total depozitash 1.2 trilionë lekë, por në 34% të llogarive nuk kishte para. Konkretisht vjet 898.348 depozituesit, i kishin llogaritë e tyre nga zero lekë deri në 100 lekë. Pra edhe pse qytetarët e kanë një arkë për kursimet, atë e kanë pa para.

Ndërkohë janë mbi 1.6 milionë depozitues, që në llogaritë e tyre kanë nga 100 lekë deri në 2.5 milionë lekë, dhe që përfitojnë mbulim të plotë nga skema e sigurimit të depozitave. Vlera e kursimeve të kësaj kategorie në fund të vitit të shkuar arriti në 509.6 miliardë lekë. Kurse vetëm një pakicë rreth 4% e depozituesve kanë peshën më të madhe të kursimeve në sektorin bankar. 

“Depozituesit individë me depozita më të mëdha se 2.5 mln lekë në fund të dhjetorit 2023, janë 119,623 dhe shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 698.6 mld lekë”, thuhet në raportin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Për periudhën 2013-2023, përqindja e depozitave të individëve me vlerë deri në 2.5 mln lekë, varion nga 40% deri në 44% të totalit të depozitave. Shkak për këtë situatë, ku të pasurit kanë shtuar më tej kursimet e pjesa tjetër kanë mbetur në vend-numëro, ka ardhur edhe si rezultat i kostove të shtuara të jetesës në 2 vitet e fundit, ndikuar prej inflacionit të lartë.

K.T./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klei: 12/04/2024 18:40

    Une punoj e rroga qe marr esht vec 45000. Leke dhe llogari vec 90 lek kam, sme dalin as per te ngren asgje. Shume po vuaj po shpreosj te largohem nga shqiperia sa me pare :(

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Jo më 5, por 3 vite punë me detyrim për mjekët e rinj! Qeveria propozon ndryshimet në ligjin për studentët e Mjekësisë pas vendimit të ‘Kushtetueses’! Punësim brenda 3 muajsh ose pagesë 80%

Jo më 5, por 3 vite punë me detyrim për mjekët e rinj! Qeveria propozon ndryshimet në ligjin për studentët e Mjekësisë pas vendimit të ‘Kushtetueses’! Punësim brenda 3 muajsh ose pagesë 80%