Pas më shumë se 24 orësh pritje në kufi në tokën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë në Kakavijë, janë lejuar të futen në territorin tonë 33 qytetarë shqiptarë, nga 67 që pritën në brezin neutral prej orës 03:00 të mëngjesit të një dite më parë. Kalimi i tyre u bë falë autorizimit të dhënë nga ambasada shqiptare në Athinë, dhe lidhet pikërisht me nevojat e tyre për të qenë në Shqipëri dhe me kushtet jo të përshtatshme shëndetësore, si të moshuar e fëmijë. Ndërkohë pjesa tjetër e shqiptarëve, janë rikthyer në Greqi, edhe me vullnetin e tyre, pasi nuk kishin arsye të fortë për kthimin në atdhe siç e përcaktojnë procedurat e vendosura së fundi nga qeveria shqiptare lidhur me masat kufizuese ndaj COVID-19. Ndër të tjera, ata janë edhe persona me dy nënshtetësi apo leje qëndrimi.
Të gjithë shqiptarëve që u lejuan të futen në territorin tonë u kishte skaduar afati i qëndrimit 90 ditor në zonën SHENGEN apo ishin në kufijtë e këtij afati. Megjithatë, qeveria ka deklaruar se askush nuk do të penalizohet për tejkalimin e afateve.
33 qytetarët shqiptarë qëndruan për më shumë se 1 ditë në kufi, duke besuar deri në fund se do t'u mundësohej hyrja në Shqipëri , derisa sot në mëngjes janë rikthyer pranë familjeve të tyre.
Sipas procedurave të reja, të gjithë shqiptarët që janë me banim rezident në Greqi apo të tjerë që kanë shkuar për punë, duhet të kthehen në atdhe vetëm pas një autorizimi nga konsullata shqiptare, vetëm pasi argumentohen arsye të forta të kthimit në atdhe. Të tjerët, duhet të qëndrojnë në Greqi dhe të kthehen në Shqipëri derisa e gjithë situata të ketë përfunduar me COVID-19.
Kufiri me Greqinë është i bllokuar tërësisht dhe nuk lejohet asnjë kalim nëse nuk kanë leje përkatëse. Në Kakavijë lejohet vetëm kalimi i kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra ushqimore, medikamente e mallra spitalore.
Të nbyllene kufijte urgjente me jorgjerine! Jorgjete të rrinë në atdheun e tyre e mos na vinë në Shqiperi së di na semurene! Ç eshte kjo pune keshtu pse nuk mbyllene kufijte? Do na së mu ri ne!
PërgjigjuJu lumte Rames e shtetit qe merret edhe me keta megjithese I kishin lajmeruar per afatet. Shteti po trehohet madheshtor.
PërgjigjuKur shteti te lajmeron qe deri ne kete date do rrine hapur kufijte çfare rri e pret ende ne Greqi, apo kujton se do kaloje situata kaq kollaj per 2-3 jave? Me pas detyrohesh e rri ne kufi si gjynahqar.
PërgjigjuKy eshte komenti me i bukur dhe me kuptimplote po kujt ja thua, fshatarëve qe mbledhin ullinje e portokalle?