FIER- Rreth 120 nxënës të shkollës Sotir Kola në fshatin Belinë janë ulur këtë fillim viti shkollor në bankat e një ambienti të ristrukturuar dhe bashkëkohor. Shkolla 9-vjeçare e Belinës ka pësuar një ndryshim rrënjësor falë investimit të Bankers Petroleum Albania.
Transformimi i saj ka ardhur si pasojë e një investimit të përbashkët të kompanisë Bankers Petroleum Albania dhe Bashkisë së Fierit në vlerë totale prej 80 mijë dollarësh. Punimet në mjediset e saj kishin nisur që në muajin Prill dhe përfunduar fiks në kohë për fillimin e vitit të ri shkollor.
"Në fund të vitit mësimor 2018-2019 u konstatua nga inxhinierët e Bashkisë Fier se shkolla kishte nevojë për rikonstruksion. Thirrjes për të investuar në rikonstruksionin e shkollës sonë iu përgjigj kompania që operon në zonën tonë Bankers Petroleum Albania", u shpreh Eriselda Lugaj, Drejtore e Shkollës 9-Vjeçare, Sotir Kola, Belinë.
Zonja Lugaj theksoi se ky është një lajm i mirë për 120 nxënësit e kësaj shkolle në të cilën prej vitesh nuk ishte bërë asnjë ndryshim. Ajo tha se investimi ka prekur klasat ekzistuese , shkallët, nyjet higjenore, banjot, një rikonstruktim të çatisë dhe izolim të ndërtesës për ruajtjen e temperaturës së brendshme, duke ulur shpenzimet për ngrohje.
Bankers Petroleum Albania ka investuar mbi 7 milionë dollarë në projektet që lidhen drejtpërdrejtë me nevojat e komunitetit. Kjo kompani mbetet vazhdimisht në gatishmëri për të përmirësuar cilësinë e jetës së komuniteteve rreth zonës së Patos-Marinzës në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe atë lokal.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.2%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
10.2%
Vota total: 2845
Lajme të tjera
-
Rezultatet e vitit 2022, Bankers prodhoi 540 mijë tonë naftë me puset e reja! Investimet u rritën, përmirësuan kapitalin e kompanisë
22 Shkurt, 13:09
-
Kompania Bankers Petroleum dhuron 150 pako ushqimore për familjet në nevojë në rajonin e Fierit
29 Dhjetor 2022, 16:36
-
‘Bankers’ investon për sistemin e kullimit në Marinëz
11 Tetor 2022, 18:00
-
Bankers financon ndërtimin e rrugës së Zharrëzit
5 Tetor 2022, 15:15
-
Ambasadori i Kinës viziton Bankers: Investime për të rritur prodhimin me teknologji të avancuara
9 Shtator 2022, 12:32
-
‘Bankers Petroleum’, investime për infrastrukturën në Marinëz, hapësira shplodhëse dhe rekreative për mbi 2000 banorët e zonës
16 Gusht 2022, 18:06
-
Rikthehen fushat sportive e mjediset rekreative në Zharrëz! Bankers petroleum investon 100 mijë dollarë në Patos
9 Korrik 2022, 09:00
-
‘Bankers Petroleum’ pjesë e panairit të punës te 'Politekniku'! Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend: Punë për inxhinierë, elektricistë, IT e financierë
2 Qershor 2022, 15:52
-
‘Bankers Petroleum’ organizon konkursin për gjuhën kineze: Mbështetje edhe për pasurimin e bibliotekave
21 Prill 2022, 20:49
-
Bankers Petroleum rikonstrukton sheshin dhe lulishten në Roskovec
8 Prill 2022, 17:13
-
Fier/ Bankers Petroleum rehabiliton rrugën Kallm i Madh-Kallm i Vogël në Fier, investim 37 mln lekë
29 Mars 2022, 16:00
-
80% mё pak ndotje dhe mё shumë siguri pёr kёmbёsorёt, Bankers Petroleum Albania rehabiliton rrugën Marinzë-Jagodinë
2 Mars 2022, 18:00
nje menyr per te ricikluar leket, gjysma ju kthehet po atyre ne form te zez
Përgjigju