Myrteza për Report Tv: Situata në Kinë nuk është si e bëjnë mediat, më frikë kanë perëndimorët se ne

TIRANË- Një qytet fantazmë, i padëshirueshëm, i frikshëm, "strofulla" e vdekjes...epitetet nga më të këqija kemi dëgjuar për Wuhan, vendin ku "lindi" koronavirusit, por për gazetarin Edison Myrteza ky është një perceptim i gabuar i krijuar nga mediat. Për Myrtezën, i cili jeton aty dhe banorët e tjerë, nuk është aspak një qytet i tillë, ku në një lidhje me "Skype" për Report Tv, shprehet se situata e pasqyruar nga mediat është ekzagjeruar. Madje, sipas tij më të frikësuar janë perëndimorët se sa vetë banorët e Wuhan.

"Nuk është aq alarmante që e bëjnë nga sa çështje në të vërtetë, më frikë kanë ata sesa ne këtu", tha Murteza.

Numri zyrtar i viktimave deri më tani 427, megjithatë ka një hije dyshimi nëse ky është me të vërtetë numri real, kjo nisur edhe nga fakti se burimi i këtij informacioni është vetëm një, qeveria kineze. Një gjë e tillë, e konfirmon edhe Myrteza, ku nën zë është diskutuar se ka pasur një bilanc tragjik që është fshehur.

"Jep informacion zyrtar vetëm Kina, numri mund të jetë më i madh ose i vogël, kemi vetëm një burim informacioni. Janë diskutuar shifra shumë herë më të mëdha", u shpreh Myrteza nga Pekini. Megjithatë, jeta nuk është njësoj siç ka qenë më parë rrugëve të qytetit.

"Jeta është pak më ndryshe në qytetet që është pak më larg, dyqanet janë të mbyllura pasi është vendim qeverie deri në 17 shkurtit. Askush nuk del në rrugë pa marrë në leje, vetëm një person nga shtëpia të dalë nga shtëpia për të marrë produktet jetësore", tha Myrteza.

Ai dha edhe një shifër që shumë pak e përmendin, numrin e të shëruarve që janë plotë 727.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?