Protestat në Kinë/ Myrteza nga Pekini: E arritën qëllimin! U zbutën masat anti-COVID! Shqiptarët s'festuan dot 28-29 nëntorin prej karantinës

TIRANË- Protestat në Kinë kundër politikave për koronavirusin duket se e kanë arritur qëllimin e tyre, ndonëse jo në nivelet maksimale. Gazetari Edison Myrteza në një lidhje live në ‘Studio Live’ në Report Tv me Arbër Hitaj, tha se pas këtyre protestave është zbutur karantina dhe janë marrë disa politika më lehtësuese.

“Duket se protestat janë shuar, këto protesta kanë ndikuar që të ulet karantina, apo të qetësojë izolimet, kjo duket diçka e mirë pozitive, tha Myrteza.

Ai ka theksuar se kjo protestë nuk ka gjetur pasqyrim në shumë media, por më së shumti në rrjetet sociale, ndonëse me copëza, prandaj ishte e vështirë për t’u kuptuar se cili ishte qëllimi i kësaj proteste. Në fillim u raportua se ishte një protestë për rrëzimin e liderit kinez Xi Jinping, por në fakt ishin kundër politikave të ndjekura nga ai.

“Transmetojnë sekuenca shumë të shkurtra, shumë të kontrolluara. Nga media shtetërore nuk jepet asgjë. Problemi sipas tyre nuk është largimi i presidentit, kauza e të gjithë protestave është lirimi i izolimit nga karantina. Pra 3 vjet izolim është shumë, boll më, se njerëzit janë rënduar ekonomikisht dhe psikologjikisht”, tha ai.

Myrteza renditi disa nga rregullat që janë aktualisht në fuqi në Kinë, duke thënë se ka pasur efekte të jashtëzakonshme jo vetëm ekonomike, por edhe mendore. Ai thotë se Kina është renditur ndër të parat vende ku popullsia po vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Të gjithë bëjnë testin, se Pekini ka dhënë urdhër që testi nuk duhet të kalojë 48 orë, tamponi dhe maska janë të panegociueshme. Nëse nuk bëjnë tamponin, nuk dalin nga shtëpia dhe nuk marrin asnjë shërbim. Karantina e fundit, sidomos mujori i fundit, ka bërë që Kina të mbyllet totalisht, Kina po vuan një skamje ekonomike, se karantina apo urdhri për izolimin ka bërë që njerëzit të futen në karantinë dhe nuk dalin më. Njerëzit po punojnë online, po paguhen shumë pak se punojnë me orë të pakta. Ka shumë njerëz që janë futur në kredi, dhe nuk kanë para që t’ia kthejnë, Kina është futur në listën e vendit me problem më të shumta mendore, shumë kanë pasur problem mendore, se qëndrimi në shtëpi, mos vajtja në shkollë, në punë, ka bërë që ekonomia dhe gjendja mendore të rëndohet jashtë mase”, tha Myrteza në Report Tv.

Megjithatë, ai e pranon se situata epidemiologjike në Kinë nuk është e mirë, pasi ka pasur një rritje me shpejtësi të madhe të rasteve ditore në javën e fundit.

“Ka dalë një variant i ri BF7, ka pasur mbi 1000 raste të reja në 5 ditët e fundit. Ky variant është infektues, problem qëndron te moshat e treta që janë më të rrezikuar. Kina është me një valë infektimesh dhe nuk mendohej që do shkonte deri në këtë pikë, është një valë e menjëhershme”, tha ai.

Kjo ka ndikuar edhe që festat 28-29 nëntorit të mos festohen nga komuniteti shqiptar atje.

“Për shkak të karantinës, mbylljes së lokaleve nuk kemi pasur mundësi për të festuar”, përfundoi Myrteza në Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori