Myrto Uzuni vuan një dëmtim në pjesën fundore të pulpës, ose e thenë ndryshe në tendinën e Akilit. Edhe Granada, klubi i tij në Spanjë ka konfirmuar se 27-vjeçari vuan një lëndim.
"Analizat mjekësore të kryera të sulmuesit Myrto Uzuni, konfirmojnë se ai vuan nga tendinopatia e majtë e Akilit. Rikthimi i tij në fushën e lojës varet edhe nga evoluimi i dëmtimit të tij", njofton klubi i La Ligës.
Kështu, ende nuk dihet se kur beratasi do rikthehet në fushën e lojës, teksa ishte pjesë e listës së Sylvinhos për miqësoret e marsit, duke u detyruar të largohej për shkak të lëndimit.
???? ???????????????????? ????????́????????????????: Myrto Uzuni
#???????????????????????????????????????????? ????????— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) March 26, 2024
Komente







Per fat te keq edhe Gjimshiti humbi nje Europian tani me duket se ne vend te Uzunit per shkak te demtimit po vjen Daku ose Hoxa
Përgjigju