Mysafirë vjenezë në parkun e Shelgut të Tepelenës/Foto

Mysafirë vjenezë në parkun e Shelgut të Tepelenës/Foto

Një grup shkencëtarësh vjenezë, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë natën me çadra në parkun e Shelgut të Tepelenës

Mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur në Tepelenë një grup shkencëtarësh nga Universiteti “BOKU” i Vjenës. Mes natyrës së parkut të Shelgut, qetësisë që të ofron Vjosa dhe simfonisë së zogjve, shkencëtarët kanë zgjedhur të kalojnë natën me çadra, duke shijuar kënaqësitë që të fal natyra e kësaj zone.

Kjo përpjekje e grupit të shkencëtarëve ndërkombëtarë, është në vazhdimin e iniciativës së tyre, për të kryer kërkime të karakterit shkencor në lumin, të cilin ata e konsiderojnë të fundit natyror në kontinentin europian. Kjo tregon edhe një herë që, përveç vlerave të tjera, Vjosa përbën një laborator të madh në natyrë. Këto kërkime do të përpiqen të hedhin më shumë dritë mbi ndikimet që do të kenë dy hidrocentralet e planifikuar në Kalivaç dhe Poçem.

Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i Ecoalbania

Tepelena pritet të jetë stacioni i nisjes me varka i këtyre kërkimeve, të cilat do të vijojnë deri në grykëderdhjen e saj./ata/

( Një grup shkencëtarësh vjenezë në parkun e Shelgut të Tepelenës )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë