Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit.
Me mijëra besimtarë u mboldhën në orët e para të mengjesit në sheshin ‘Skëndërbej” për faljen e Namazit.
Kurban Bajrami është festa e dytë e këtij vitit në kalendarin islam dhe pas faljes së mëngjesit rituali vazhdon me prerje e kurbanit dhe me vizitat familjare dhe miqtë për të përcjellë urimet për njëri-tjetrin.
Në fjalën e tij përpara besimtarëve kreu i komunitetit mysliman Skëndër Bruçaj uroi të gjithë besimtarët duke shtuar se Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar.
“Vëllezer Motra më lejoni që t’ju uroj Gëzuar festën e Bajramit ,Paqja dhe Bekimi i Zotit qoftë mbi të gjithë ju. Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, devotshmërisë që besimtari duhet të ketë për Krijuesin e Gjithësisë. Kurbani është një mjet që na afron më shumë me Zotin dhe duke ndarë mishin e Kurbanit ne jemi më afër Zotit. Ta shfytëzojmë këtë ditë të begatë dhe të jemi më afër njerëzve në nevojë, duke respektuar më shumë të moshuarit, duke gëzuar me dhurata fëmijët tanë sepse vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet kënaqësia e Zoti. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët Gëzuar Festën e Kurban Bajramit"u shpreh Bruçaj para besimtarëve të mbledhur në shesh.
[gallery]23701[/gallery]
Kurban Bajrami, uron politika, Meta: Çlirim nga brengat
Me rastin e Kurban Bajramit kanë uruar edhe politikanët shqiptarë. Gjatë vizitës në Komunitetin Mysliman Shqiptar ata kanë përcjellë mesazhet e tyre për paqe dhe harmoni.
Ndër të parët të cilët ishin të cilët vizituan Komunitetin Mysliman ishin kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Presidenti Ilir Meta.
Meta: Çlirim nga brengat e vështirësitë
Presidenti Ilir Meta ka uruar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë.
Kreu i shtetit zhvilloi një vizitë te Komuniteti Mysliman, nga ku përcolli mesazhe për paqe dhe harmoni.
“Në këtë ditë të shenjtë, dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë por edhe të gjithë qytetarët për sakrificat e tyre. Uroj që kjo ditë ripërtëritje besimi të shërbejë për të çliruar shpirtrat nga brengat e vështirësitë e përditëshme e t’u japë më shumë forcë e besim për të ardhmen.
Në këtë ditë sakrificash do të uroja për të gjithë shoqërinë e familjet tona me shumë paqe, mirëqenie, harmoni dhe mbi të gjitha dashuri për njëri-tjetrin”, u shpreh presidenti Meta.
/Shqiptarja.com

VIDEO