Bujar Spahiu fiton zgjedhjet, Ylli Gurra: KMSH u kap nga Gylenistët (VIDEO)

TIRANE-Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka zgjedhur kryetarin e ri, ndërsa procesi është shoqëruar me akuza të forta. Kryetari i ri është Bujar Spahiu, që deri tani ka mbajtur postin e nënkryetarit, ndërsa tashmë do të drejtojë KMSH-në në një mandat 5-vjeçar. Bujar Spahiu arriti që të siguronte fitoren që në raundin e parë, pasi mori 59 vota, ndërsa myftiu i Tiranës Ylli Gurra mori 26 vota dhe kandidati i tretë Gramoz Blliku, vetëm 2 vota.

Pas zgjedhjes në detyrën e re, Spahiu tha se puna parësore do të jetë ruajtja dhe forcimi i harmonisë e dialogut ndërfetar në Shqipëri, ndërsa shtoi se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të jetë në pararojë të luftës kundër çdo lloj ekstremizmi. Bujar Spahiu është drejtuesi i 10-të i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndërsa ka studiuar teologji në Egjipt.

Ndërsa myftiu i Tiranës Ylli Gurra, që ishte njëri nga tre garuesit, por nuk arriti që të fitonte, akuzoi se zgjedhjet u morën peng nga Gylenistët dhe në krye të institucionit u vendos njeriu i tyre.  Ai tha se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë rrodhën me disa të papritura, pasi dje Skënder Bruçaj u tërhoq duke mos pranuar që të rikandidojë për një mandat të dytë, ndërsa Gëzim Abdishaku dhe Islam Hoxha u skualifikuan. Të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin e ri e kishin 91  anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm.

Në garë ishin tre kandidatë:
Bujar Spahiu-nënkryetar i KMSH-59 vota
Ylli Gurra -myftiu i Tiranës-26 vota
Gramoz Blliku-myftiu i Lushnjës-2 vota

Çfarë janë Gylenistët?
Gylenistët janë organizatë që drejtohen nga kleriku Fethullah Gylen që jeton në SHBA, pasi është në kërkim nga Turqia. Në fillim të vitit 2014, qeveria turke filloi të marrë masa kundër  lëvizjes së Gylenit, pasi kleriku i prishi marrëdhëniet me Presidentin Erdogan. Shumë ndjekës të Gylenit u akuzuan për tentativë për grusht shteti në 2016 në Turqi. Shumë prej tyre u vranë, ndërsa të tjerë u burgosën. Sot në Turqi lëvizja Gyleniste shihet si rrezik dhe Presidenti Erdogan e ka shpallur organizatë terroriste, ndërsa i ka bërë thirrje Shqipërisë, ashtu si shumë vendeve të tjera që ta luftojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Zgjedhjet në KMSH, Ylli Gurra konteston rezultatin: U katapultuan Gylenistët

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra pas humbjes në garën për postin e kryetarit të KMSH-së ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa akuzoi se në krye të institucionit u katapultua një Gylenist. Gurra në përfundim të procesit zgjedhor deklaroi se akuzat e tij janë të drejta dhe të bazuara, ndërsa në ditët në vijim do të ketë zhvillime të tjera. Përpos kreut të ri, Bujar Spahiu, myftiu Gurra akuzoi edhe ish-kryetarin Skënder Bruçaj për mungesë transparence me fondet dhe humbjen e pronave të komunitetit për shkak të mungesës së bashkëpunimit me myftinitë.

"Sot jemi përballë kapjes së institucionit. Lejomëni të flas në shqipen e Naim Frashërit. Do të jem brenda etikës qytetare, që titulli i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizëm okult. Jo shumë larg, vetëm 5 vite më parë kur nën përgjegjësinë e kryetarit të këshillit të përgjithshëm, në 8 mars 2014, komunitetit Mysliman të Shqipërisë iu imponua, iu katapultua, po nga këta organizma okultë një kryetar.

Ndjej detyrim qytetar dhe besimor që nën presionin e atëhershëm, sot ju imponua myslimanëve një titullar. Në 5 vite nuk kemi parë asgjë (nuk kam asgjë me atë si person). Komuniteti ka humbur pronat, nuk ka bashkëpunuar me myftininë e Tiranës, por edhe të tjerat. Edhe ato pak të ardhura kanalizohen jashtë objektivave. Dërgesat kalojnë pa transparencë nga kryesia.

Ajo cka përmenda, organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar komunitetit mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe disa myftinive dhe Shoqërisë Civile dje katapultuan titullarin. Kjo organizatë dihet publikisht. Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit.

Komuniteti nuk është peng i askujt, as i ndonjë qeverie. në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime. Nuk kam arsye që të jap dorëheqjen nga pozicioni i myftiut të Tiranës. Unë jam shqiptar, jam mysliman, ushtari i askujt, as në Anadoll as në një vend. I shërbej vendit tim pa asnjë ndikim nga okultët" tha Gurra.

Ora 13:36
Zgjidhet kryetari i ri i Komunitetit Mysliman, Spahiu: Luftë ekstremizmit

Bujar Spahiu është zgjedhur kryetari i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ai fitoi përballë Ylli Gurrës dhe Gramoz Bllikut. Pas zgjedhjes në detyrën e re, Spahiu tha se puna parësore do të jetë ruajtja dhe forcimi i harmonisë e dialogut ndërfetar në Shqipëri, ndërsa shtoi se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të jetë në pararojë të luftës kundër çdo lloj ekstremizmi. 

Kreu i ri i KMSH Bujar Spahiu takohet me ish-kryetarin Skënder Bruçaj

 

Fjala e plotë e kreut të ri të KMSH-së, Bujar Spahiu
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë! Ju, sot më keni nderuar, por njëkohësisht më keni vënë përpara një vështirësie të madhe. Unë i lutem Zotit të më nderojë dhe të më bëjë të mundur të jem i drejtë në këtë detyrë kaq të vështirë. Të nderuar anëtarë, ju lutem shumë edhe juve, lutuni për mua, lutjuni Zotit që të ma bëjë më të lëhtë këtë barrë.

Të nderuar përfaqësues të Komiteti Shtetëror të Kulteve ju falenderoj për pjesmarrjen tuaj në këtë proces! Unë siguroj shtetin shqiptar nëpërmjet jush se, do të shërbej në këtë detyrë me përkushtimin e një njëriu të bindur ndaj Zotit dhe do të  bëj përpjekjet e mia maksimale të jem një shqiptar i mirë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nën lidershipin tim do ruajë traditën e paraardhësve të mi të nderuar. Do të jetë puna ime parësore ruajtja dhe forcimi i harmonisë e dialogut ndërfetar në Shqipëri.

Të nderuar përfaqësues dhe partnerë ndërkombëtar, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë kontribues i paqes, harmonisë dhe dialogut në vend. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të jetë në pararojë të luftës kundër çdo lloj ekstremizmi, Ne si myslimanë jemi përgjegjës përpara Zotit për përhapjen e paqes dhe dashurisë jo vetëm midis besimtarëve tanë, por për përçimin e paqes dhe dashurisë ndërnjerëzore.

Të dashur besmitarë dhe besmitare mysliman të Shqipërisë, unë nga sot, nuk do ta ndiej veten si kryetari juaj, por do të jem, me ndihmën e Zotit, shërbëtori besnik i Kuranit Fisnik, dhe traditës profetike. Na takon më shumë neve, sëbashku, t’i përkushtohemi punës, të cilën na urdhëron Allahu XH.SH në Kuranin Fisnik për të çuar në zemrën e çdo njeriu mesazhin paqësor  të islamit. Na takon më shumë ne që t’i dedikohemi detyrës së madhe që kemi përpara.

Feja jonë është feja e paqes dhe shpresës! Vendi ynë ka nevojë për më shumë paqe dhe shpresë, Ne, me ndihmën e Zotit, do të punojmë për t’i dhënë rinisë, të varfërve, jetimëve, të moshuarve… më shumë paqe dhe shpresë.

Të dashur besmitar dhe qytetarë të vendit tim, të përpiqemi që secili prej nesh, të vendosë një balancë midis kësaj bote dhe Ahiretit (botës së përtejme).

Të balancojmë vrapin drejt kapitalit financiar në kurriz të kapitalit moral.

Të bëhemi më humanë, të rendim vetëm pas hallallit. Të ndajmë nga pasuria jonë për të varfërit, jetimët, të moshuarit, të sëmurët.

Të ruajmë dhe të forcojmë familjen, familja është vlera e shoqërisë tonë, familja është traditë profetike, ta ruajmë atë.

Vëllezër dhe motra besimtarë t’i lutemi Zotit të  na forcojë  besimin. Besimi në Zot është  i vetmi besim që  nuk zhgënjen!

Çdo lavdërim i takon Allahut, Zotit të botëve!

Të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Sunduesit të Ditës së Gjykimit.

O Allah, vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë ,Na udhëzo në rrugën e drejtë, na udhëzo në rrugën e atyre të cilët I ke begatuar me besimin dhe adhurimin vetëm ndaj Teje.

Ora 11:18
Media nuk lejohet/ SHBA dhe OSBE monitorojnë zgjedhjet për kreun e myslimanëve

Në Medresenë e Tiranës po zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, që po ndjek nga afër procesin zgjedhor thotë se media nuk është lejuar, ndërsa në sallë janë edhe përfaqësues nga OSBE, Ambasada e SHBA dhe nga Komiteti Shtetëror për kultet në statusin e vëzhguesit.

Eskorta e Ambasadorëve të godina ku po mbahen zgjedhjet për kreun e KMSH

Ora 11:14
'Mos harroni, Zoti do ju pyesë'/ Bruçaj zbulon pse u tërhoq nga gara për mandatin e dytë

Kryetari aktual i KMSH-së, Skënder Bruçaj u tërhoq mbrëmë nga gara për një mandat të dytë. Vendimi ishte i papritur, ndërsa Bruçaj gjatë fjalës para Këshillit të Përgjithshëm, para votimit për kandidatët në garë ka shpjeguar edhe arsyet e tërheqjes.

"Në përfundim të këtij mandati 5 vjeçar edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi. Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë.

Unë ju falenderoj shumë për interesimin tuaj, mesazhet dhe telefonatat e pafund që më erdhën mbrëmë, duke e vlerësuar këtë gjest. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim.

Duke ju uruar kandidateve suksese ne gare, u drejtohem juve anetareve te Keshillit te Pergjithshem, qe votimi per kryetarin eshte i fshehte, pra mes ndergjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni per ke mendoni se mund te behet me e hajrit per institucionin ne raport dhe me pergjegjesine qe do marre dhe mos harroni, qe neser do ju pyesë Zoti edhe per kete zgjedhje qe do beni. Zoti u begetofte te gjithëve" tha Bruçaj.

Ora 10:59
Gara për kreun e KMSH-së, tërhiqet edhe myftiu i Kukësit

Myftiu i Kukësit Islam Hoxha është tërhequr nga gara për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Shkak është bërë fakti që ai mban edhe postin e Këshillit Kombëtar duke e bërë të papajtueshëm me detyrën që kërkon që të marrë. Tani mbeten tre kandidatë në garë; Ylli Gurra, Bujar Spahiu dhe Gramoz Blliku.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 03/03/2019 05:31

    Cfare hyn Gyleni ne zgjedhjen e kreut te KMSH? A mundet qe shqiptaret te kene nje komunitet mysliman te pandikuar nga fryma apo rryma te huaja te cilat mund te rrezikojne bashkejetesen paqsore mes besimeve? A mundet qe problemet e shtetit turk te i bejme problemet tona?

    Përgjigju
  • Eri: 02/03/2019 15:34

    Servili Ylli Gurra

    Përgjigju
  • Latif: 02/03/2019 15:34

    Si thonin keta para zgjedhjeve "ti tregojme politikes ....". U bete me keq o njerez qe perifrazoni librat e shenjte.

    Përgjigju
  • Plagosur NGA djemte: 02/03/2019 11:37

    KA SHBA XHAMINE E SAJ NE SHQIPERI ? MBASE DIASPORA ME GEZIM MUHAJN sollen .ca LEKE per QE shqiqiria te BEHET state me te drejta te plota NE TURKMENISTAN .

    Përgjigju
    • Pasha: 02/03/2019 15:32

      Or ylli leshi qe rri vetem me ato qe jane denuar per droge po pse ore me ndihmen e tao palles do fitoje ti? Ca lidhje ka ky me gylenin kur ka studiuar ne egjipt. Ik nor bythelepires

    • Hahag: 02/03/2019 13:46

      Ndoshta eshte Muc Nano ky o Loku

    • Loku: 02/03/2019 12:56

      Bravo e fitove supen ne Vatikan me kete Koment Hajde Gezuar Pashket.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK

Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK