Skënder Bruçaj u tërhoq sot nga gara për një mandat të dytë në drejtimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndërsa në garë janë katër kandidatë, por më të favorizuar janë Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Bujar Spahiu, aktualisht nënkryetar i KMSH.

Ndërkohë që pas situatës së krijuar në KMSH-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë për pak kohë aksionin opozitar për largimin e Ramës që e akuzojnë për vjedhje të votave duke iu 'futur' fesë që është në zgjedhje. Berisha akuzon Myftiun e Tiranës Ylli Gurra se e mbështet Taulant Balla.

"Fiton Imami i narkoshtetit! Hei xhemat! Mos harroni se ndonjehere ne qimet e mjekres se imamit fshihet ai qe qofte trete, pra vet shejtani. Fjale e urte huaj. Per analogji. Ne qimet e mjekres se Imam Ylli Gurres fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega! Rrofte kryeimami i narkoshtetit! Gezuar, gezuar! Tani edhe imamin e kemi te sojit tone"tha Berisha. 

Kujtojmë që në 2016, ambasadori Amerikan, Donald Lu ka qenë të në Librazhd në Xhaminë e Dragostunjës, vendlindjen e Ylli Gurrës. Zgjedhjet do zhvillohen nesër për kreun e ri të KMSH-së. 

Statusi i publikuar nga Berisha