Myzafer Ziflaj: Skenat erotike i kam me shumë siklet, 'Publiku shqiptar po rikthehet në teatër'

Myzafer Ziflaj: Skenat erotike i kam me shumë siklet, 'Publiku shqiptar po rikthehet në teatër'

Myzafer Ziflaj në emisionin "Rreze Dielli"

Aktori i mirënjohur Myzafer Ziflaj ka ndarë me publikun momente personale nga jeta dhe puna e tij në skenë apo në film. Duke folur në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Ziflaj shpjegoi se një skenat erotike janë ato më të sikletshmet ndërsa tregoi për një skenë me puthje të luajtur në Greqi.

“Këto rolet me nudizëm janë shumë të sikletshme. Kam bërë një të tillë në Greqi. Ishte hera e parë dhe aktorja më afrohej, kërcente mbi mua por e vura re që ishte më shumë në siklet se unë dhe aty u çlirova. Femra ka lezet kur është nudo, ndërsa mashkulli duket i shëmtuar. Ne jëmi aktorë dhe e kemi marrë përsipër, por është shumë e sikletshme, sepse ka shumë njerëz kur jemi duke xhiruar “.-tha Ziflaj.

Aktori foli dhe mbi qëndrimin e tij në Greqi gjatë viteve 90, ku fillimisht pati punuar në ndërtim e më pas u rikthye si aktor.

Në Greqi kam qenë si refugjat 2 vjet pastaj kam luajtur filma për 4 vjet. Aty është një shoqëri tjetër. Ke edhe përgjegjësinë sepse të duket vetja nga një kulture tjetër, megjithëse kinemaja është kudo e njëjtë. Filmi i parë ka qenë në 1993, Ismail, por ka qenë pa fjalë, ndaj ishte më e lehtë. Unë kisha punuar në ndërtim dhe dija vetëm tulla dhe llaç. Në Greqi mund të kthehem vetëm për punë ose nostalgji, por jo për të jetuar. Ne nivelet e artit dhe kulturës është mirëkuptimi më i madh. Në jetë ishte më e vështirë se mendonin se shqiptarët edhe mund ti vidhnin, ti vrisnin, kurse në art nuk kishte kështu lloj barrierash.

Aktori Myzafer Ziflaj

Aktori foli mbi shfaqjen më të fundit “Shumë zhurmë për asgjë” e cila prej 2 javësh është pritur mirë nga publiku në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli. “Shfaqja po shkon shumë mirë. Spektatori është nga ata që në fund mbaron me ovacione dhe salla ka qenë plot. Spektatori duket se e gjen veten në këtë shfaqje”.-tha Ziflaj.

(Myzafer Ziflaj në emisionin "Rreze Dielli")

Ziflaj: Jo si në komunizëm, por publiku shqiptar po rikthehet në teatër.
I pyetur mbi vështirësitë e aktorëve te teatrit dhe vlerësimin e publikut, Ziflaj tha se publiku, pavarësisht se mund të mos e kuptojë dot lodhjen e aktorit, ka rinisur të kthehet në teatër, veçanërisht të rinjtë.

Vështirësia më e madhe e aktorit është shpirtërore. Publiku nuk mund ta kuptojë lodhjen tonë, megjithëse ka filluar të rikthehet në teatër. Jo si dikur në komunizëm kur teatri dhe kinemaja ishin të vetmet kënaqësi, por ka rinisur të vijë, sidomos tëe rinjtë. Mendoj që kanë ndihmuar edhe kontaktet me të huajt, sepse unë mendoj që teatri ka vuajtur nga kjo pjesë. Eksperiencat me të huajt kanë sjellë kulturë më të madhe teatrore që na kanë ndihmuar.

Aktori Myzafer Ziflaj

“Me pak investim, Teatri Kombëtar mund të rindërtohet”
Aktori është pyetur edhe lidhur me debatin mbi prishjen e Teatrit Kombëtar dhe planet e qeverisë për të ndërtuar aty një të ri. Ziflaj bën pjesë tek grupimi i aktorëve që kundërshtojnë shembjen e godinës dhe kërkojnë rikonstruksionin e ndërtesës ekzistuese.

“Unë kam idenë që teatri është gjitjmonë në qendër. Unë mendoj se aty do bëhen kullat. Aty është gati dhe mund të rindërtohet. Publiku është mësuar aty. Aty ka nisur gjithçka. Unë mendoj që me shumë pak investim mund të bëhet. Mua më duket jo e arsyeshme që të prishet teatri”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka