Kultura Bathës, vitet e fundit po shihet si një alternativë nga fermerët e Myzeqesë në zonën e Tërbufit për të shfrytëzuar tokat e lëna djerrë nga ulja galopante e sipërfaqeve të mbjella me grurë.
Prej dy javësh, vazhdon mbjellja e bathës e cila përdoret në industrine ushqimore si për konsum si bishtajë e njomë në tregun vendas.
“Gruri nuk po mbillet më, pasi nuk ka treg. Çmim, kërkesa dhe ujë nuk ka. Plehrat janë shtrenjtuar”, shprehet fermeri Kostandin Ndoni.
Çmimi i një kg bathë e thatë është 200 lek. Tregun e kanë të garantuar, pasi kryesisht shkon për eksport por dhe ne tregun vendas.
“Një kg bathë e thatë mund të shitet 200 lekë”, tha Ndoni.
Nga ana tjetër, kosto e prodhimit për një hektar të mbjellë me Bathë, është 25% më e ulët sesa kosto e një hektari grurë.
Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensjonit Bujqësor Lushnje, Ferdinand Shani, shpjegon arsyet e ketij ndryshimi në harten bujqësore të Myzeqesë.
"Problemi me tregun qëndron me grurin dhe rendimenti është në rënie. Për këtë ka ndikuar edhe ndryshimet klimaterike”, tha Shani.
Përmasat e tkurrjes së grurit ne Myzeqe mbështeten në shifra. Nga 12 mijë ha që mbilleshin para 5 vitesh, aktualisht sipërfaqja ka zbritur ne 2300 ha. Shkaqet jane mungesa e tregut, konkurrenca nga vendet e rajonit dhe kostoja e larte e prodhimit.










Komente
Komento